Partia Socialiste vendos të hënën për pjesëmarrjen në Kuvend
Tiranë, 23 maj Grupi kuvendor i PS-së pritet të vendosë të hënën në lidhje me axhendën e re parlamentare, pas nisjes së negociatave me maxhorancën. Burimet nga PS-ja- te cituar nga GSH, bënë të ditur dje, se pritet një vendim për pjesëmarrjen në Parlament, tashmë jo vetëm në seancat e ditës së enjte, por edhe nëpër komisionet parlamentare. Por, veprimtaria e plotë e grupit socialist do të përcaktohet më qartë në ditët në vijim.
Ndërkohë nga Gazeta Shqiptare mësohet se deputetët demokratë janë njoftuar nga administrata qendrore e Kuvendit për të mos munguar të hënën në orën 18.00. Në sesionin e vjeshtës nisur nga mungesa e opozitës kryeparlamentarja vendosi të mos ketë dy seanca plenare në javë, duke hequr seancën e së hënës.