Partia e Gruevskit qorton ministrin Besimi

Partia e udhëhequr nga kryeministri i Nikolla Gruevski vlerëson se, ngjarjet në Sllupçan dëmtojnë rëndë marrëdhëniet ndëretnike, tolerancën dhe mirëbesimin mes qytetarëve të Maqedonisë.

Sipas VMRO-DPMNE ky akt është një tentativë për të përfituar politikisht para elektoratit të tyre, ndërsa në dëm të mirëbesimit mes shqiptarëve dhe maqedonasve.

“Nëse dikush dëshiron me këtë akt të tregohet para elektoratit te vet se e ka detyruar ARM-në të përkulet para atyre që kanë gjuajtur dhe vrarë pjesëtarët e të njëjtëve, duhet të dijë se ARM asnjëherë nuk duhet të bëjë atë, aq sa dikush ata ti vë në shërbim të interesave politiko-partiake”, theksohet në komunikatën e këtij subjekti politik.

Sipas partisë më të madhe në pushtet ky akt nuk është vizionar, as liderizëm i guximshëm, as patriotizëm.

“As në Republikën e Maqedonisë as edhe në shtet tjera në botë nuk mund të pranohet si akt vizionar apo liderizëm, nëse anëtarë të uniformuar të ushtrisë përkulën para atyre që vranë kolegët e tyre para 11 vjetësh. Ajo mund të jetë vetëm hapje e plagëve të vjetra, krijim të dhimbjes emocionale te populli, të një atmosferë të keqe, revolt dhe tjera,” thuhet  më tej në komunikatë