image

Deputetët e PRSD-së të mbështetur nga partitë tjera të bllokut opozitarë kanë parashtruar propozim ligj për themelimin e institucionit ‘Ombdusman policor’, i cili pritet të jetë në rend dite ne seancën e ardhshme plenare. Shkak për këtë zgjidhje ligjore, sipas parashtruesve është përdorimi i dhunës dhe tejkalimi i autorizimeve nga ana e personave zyrtarë të policisë. Përmes propozimit kërkohet që Ministria e Brendshme të vihet në funksion të qytetarëve e jo në funksion të VMRO-DPMNE-së

“Vrasja e Martnin Neshkovskit paralajmëroi,derisa aksioni i tanishëm ‘Detonator’ vetëm se vërtetoi se në MPB nuk ekziston ‘Kontroll i brendshëm’. Qëllimi i këtij propozim ligji është që të themelohet një organ i pavarur, ombdusman policor i cili do t’i ndërmerr të gjitha kompetencat  nga shërbimi për kontroll të brendshëm dhe standarde profesionale pranë MPB-së në pjesën e ankesave dhe parashtresave të qytetarëve për shkeljen e ligjeve dhe të drejtat kushtetuese nga zyrtarët e policisë”, deklaroi Sonja Mirakovska, PRSD.
LSDM-ja vendosi firmën në këtë propozim ligj për shumë arsye. Një ndër ato arsye, zyrtarët e LSDM-së thanë se policia është drejtimi i njerëzve partiak dhe jo nga profesionistët.
“Gjatë këtyre 6 viteve të kaluara policinë nuk e udhëheqin profesionistë të ndershëm por e udhëheqin përfaqësues partiak dhe policia në shumë raste në vend që t’i mbrojë interesat dhe sigurinë e qytetarëve, ajo u vu në rolin e dhunuesit dhe në keqpërdoruesit duke shkelur të drejtat e qytetarëve dhe ekonomisë. Shihni se çfarë po ndodhë me aksionin ‘Detonator’. Për këto shkaqe vlerësojmë se duhet të miratohet ai ligj dhe të kemi në shtet vërtet ombdusman policor me kapacitet të plotë, i cili do t’i mbrojë interesat e qytetarëve nga dhunuesit partiak dhe joprofesionist në MPB”, tha Igor Ivanovski, LSDM.
Sipas parashtruesve të këtij propozim ligji, ombdusmani policor do të ketë të dejtë ligjore që me efikasitet t’i mbroj të drejtat themelore të njeriut nga brutaliteti policor.