Nuk zgjohesh dot ne mengjes??Vjen ora qe per zile ka shkarkesen elektrike.
Një student në inxhinierinë automobilistike që e kishte shumë të vështirë zgjimin në mëngjes ka shpikur një orë-alarm që mund të trondisë zotëruesin deri në zgjim. Sankalp Sinha, 19- vjeç, i erdhi ideja pasi kuptoi se rënia e alarmit e zgjonte vetëm për disa sekonda pasi ai e mbyllte e binte sërish në gjumë. Adoleshti nisi të mendonte për gjetjen e diçkaje që do e çonte me domosdoshmëri nga krevati e kështu shpiku një mënyrë që sa herë ai të shtypte butonin mbyllës të alarmit, ndaj tij të shkarkohej elektricitet i mjaftueshëm për ta çuar më këmbë.
Kur përdoruesi i alarmit shtyp butonin e shtyrjes në kohë të tij, shkarkesa të parrezikshme elektrike emetohen dhe e zgjojnë. I riu shpreson që shpikja e tij të nisë të prodhohet për treg e thotë se është e sigurt se ajo do të bëjë që edhe gjumashi më i madh të jetë në orar në punë.