Nuk ka faj Tim Shkupi, pse Xhevat Sherifi ka dashur me vjedhur Portal
Reagon Musa Lamallari (Tim Shkupi)Më vjen keq, vërtetë keq, përdorimi i emrit tim nga Xhevat Sherifi në këtë mënyrë në Chicago, me ligjet e atjeshit ky manipulim denohet pasi është falsifikim dhe konsiderohet si vepër kriminele.Gjithashtu, më vjen keq se Xhevat Sherifi (me profesion kamionxhi) më ka keqpërdorur emrin tim, emrin e veprimtarëve të Nju Jorkut dhe themeluesve të DSHM-së dhe të gjithë shqiptarëve të Amerikës.
Paska shkruar dikund ka Tetova (me siguri në Negotajn) dhe jo në Nju Jorku dhe paska mbajtur mbledhje, por me kend, nuk tregon…
Nuk besoj se dikush nga këta veprimtarë, Ramazan Veliu (New Jersey), Fluturim Rizvani (Connectiket), Emin Egriu (New York), Haxhi Dauti (New Jersey), Skender Kodra (Brooklyn), Seladin Sinani (Bruksel-Europe), Sali Bolati (Bronx) dhe Musa Lamallari (Londër), kanë marrur pjesë ndonjëherë në ndonjë mbledhje të dytë që e kemi zgjedhur Xhevat Sherifin kryetar të DSHM-së, pasi ai është dashur të organizojë mbledhje në Nju Jork, kurse Qendra për informim e DSHM-së, nuk është instrument i Xhevat Sherifit, pasi investimet dhe sponzorimet kanë ardhur nga Europa dhe faqja e AlbaNurit, pasi çdo anëtar e ka parë të shkruar ne fund të anëtarsimit.
Vërtetë, më vjen keq, pse ky njeri mendon se shqiptarët janë kafshatë e lehtë për t’u gëlltitur…
Allahu na ruajt nga shejtani njeri dhe ishalla e mbyllim në dry që të mos mundet për t’i ndarë shqiptarët jashtatdheut në parti dhe krahina dhe ishalla Allahu nuk ua mundëson me prek me mashtrime rininë shqiptare në Maqedoni.
Eshtë e vërtete se zotëria në fjalë ka dashur me disa xhahil në mënyrë tinzare të përvetëson punën e web portalit www.dshm.org, pasi e ka pasur paswordin (fjalëkalimin) në besim, ka menduar se nëse e ndërron fjalëkalimin puna kryhet, vidhet djersa e huaj, por ka harruar se ka qenë vetëm fjalëkalim i Cpanel dhe për këtë punë duhet shkollë.
Unë jam hoxhë, mirrem me shkrime, analiza, zbërthime eskatologjike, por këtë punë të web-it ma kanë mësuar nxënësit e shkollave të mesme, pastaj studentët, kështu që si nxënës i tyre ata mua më respektojnë vetëm për shkak se kam mësuar prej tyre dhe sillem mirë dhe kur kam mundësi u ndihmoj edhe unë me ndonjë këshillë si më i vjetër.
Ndaj, Xhevat Sherifi, përmendë emrin tim, pas dështimit të hajnisë në web, kurse përjashtimin e tij e ka bërë Qendra për Informim e DSHM-së, nuk e kanë shkarkuar, pse nuk kanë pasur kend ta shkarkojnë, ngase ai KURRE s’ka qenë kryetar, por Qendra e Informimit vetëm e kanë përjashtuar dhe i kanë treguar se nuk ia falin vjedhjen, hakerizmin amater, pasi kjo punë është sikur unë të bëhem pilot i ndonjë boingu, normal që do të rrëzohet dhe do të mbyten pasagjerët.
E paramendoni nëse një person pa përgatitje profesionale me udhëhequr Diasporën… Vërtetë, qesharake…
Më falni, për këtë sqarim të shkurtër dhe për kohën që ua mora. Kaq kisha.
Musa Lamallari (Tim Shkupi)