senzorPër disa, avancimet në teknologji mund të jenë një dhimbje koke. Mirëpo një burrë ia ka arritur t’ia dalë mbanë, duke përdorur njëkohësisht 700 sisteme për të monitoruar çdo lëvizje dhe gjendje vetjake.Chris Dancy, që është quajtur si personi “më i kuantifikuar” në botë, përdor një sërë sensorësh, pajisjesh, shërbimesh dhe aplikacionesh për të mbledhur të dhëna në një kohë reale për trupin e vet dhe për mjedisin rreth tij.

Stili i tij i jetesës bën që ai ta njohë veten e tij më mirë se kushdo dhe gjithë ky monitorim i ka lejuar të humbasë 45 kg, duke ndjekur sasinë e ushqimeve që konsumon dhe lëvizjet e tij.

45-vjeçari nga Denveri thotë: “Kur unë prek diçka, mundohem të sigurohem se është diçka që mund të më japë informacion. Pastaj e ndjek, e kërkoj, e vizualizoj dhe e ndaj atë me njërëzit që mund të duan pjesë nga ajo. Unë di se çfarë të pi, çfarë të ha, kur të fle dhe kur të zgjohem. Pra, gjëra të thjeshta si këto. Kjo është një gjueti e trupit dhe mendjes. Tamam sikur sulmon një kompjuter për të marrë të dhëna. Trupi është sistemi më i madh i informacionit që ka njohur njerëzimi dhe po ta kuptosh atë, mund ta ndjekësh.”

Ai ka një sërë pajisjesh teknologjike, si një orë të zgjuar “Pebble” , syze “Google”, një rrip dore “BodyMedia” dhe një monitor të ritmit të zemrës “Blue”. Edhe shtëpia e tij është e mbushur me sensorë të panumërt.