Njeriu-magnet, lëkura e tij tërheq objekte të ndryshme (FOTO)
Muhibija Buljubasiç, është 56 vjeç nga Serbrenica e Bosnjë-Hercegovinës dhe thotë, se ka një dhunti të pazakontë që e ka zbuluar para pesë vitesh.Ai thotë se nuk ka bërë asgjë dhe nuk e ka trajtuar trupin me asgjë, por lëkura e tij ka një e energjitë të veçantë, pasi tërheq objekte të ndryshme, bën të ditur “Metro.co.uk”.
56-vjeçari arrin të ngjisë në trup sende të ndryshme si të ishte një magnet i vërtetë. Ai thotë se është “energjia speciale” që lëshon lëkura e tij që sendet metalike t’i ngjiten në trup.
Muhibija e nisi fillimisht me objekte metalike, por shumë shpejt kuptoi se mund të tërhiqte edhe objekte plastike si telekomanda e televizorit.

Related articles across the web

