Një i vdekur në aksidentin në autostradën Gostivar – Tetovë

Një person ka humbur jetën në aksidentin që ndodhi sot në autostradën Gostivar – Tetovë. Sipas policisë, makina e tipit “Audi A4” me targa të Gostivarit që po udhëtonte nga Gostivari drejt Tetovës ka humbur drejtimin duke rrëshqitur në humnerën nën autostradë dhe duke u rrokullisur disa herë. Në këtë aksident që ndodhi rreth orës 14.45 jetën e humbi në vendin e ngjarjes 63 vjeçari I.M, ndërsa janë lënduar bashkëshortja e tij, një vajzë dhe nipi i të ndjerit në moshë 12 vjeç, i cili ka marrë lëndime të rënda.

Policia trafikut ka kryer ekspertizën në vendin e ngjarjes dhe se po heton motivet e këtij aksidenti të rëndë.