25-vite-rtvzikNga Kopenhaga, Mehmet Latifi/INA

Nëntori, muaj i festave të shumta, ndër to festa e Kongresit të Alfabetit, festa e Pavarësisë dhe e Flamurit, u shënua në mënyrë të duhur dhe ashtu si e merotojnë këto festa edhe në vendet europian të Skandinavisë, ku jetojnë dhe veprojnë mjaf bashkëkombas-shqiptar.

Manifestimi qëndror me rastin e festës së Pavarësisë dhe Flamurit u mbajt në kryeqendrën e Danimarkës, në Kopenhagë. Ky manifestim, kjo festë mbarëkombëtare, kishte edhe një arsye të veçantë që mbahej pikërisht në Kopenhagë.

Kopenhaga është qytet i cili është mishëruar shumë vite më përpara më shqiptarët, me problemet e kahmotshme të pazgjidhura shqiptare, duke u dhënë ndihmesën miqësore të politikës dhe popullit danez. Ndihmesa konkrete daneze pos mënyrave të tjera, është shprehur edhe përmes krijimit të mundësisë dhe kushteve për të vepruar një radio në gjuhën shqipe në këtë vend, që do të mbulonte një pjesë të madhe edhe të Suedisë!

Kjo radio- “Radio Zëri i Kosovës” u bë zëri i gjithë shqiptarëve, u bë dritarja e vetme e informimit në kohën kur në Kosovë, dhe viset tjera shqiptare u krijua një terr informative dhe të gjitha mediat u vunë nën diktaturat pushtetare, ndërsa “Zëri i Kosovës” jehonte dhe kumbonte kudo që ishin shqiptarët, duke u përcjellë atyre të vërtetat e hidhura të trishtimeve të shqiptarëve nga hordhitë pushtuese vrastare, njëherit duke shërbyer edhe si zëri i kushtrimit deri në çlirimin përfundimtar të Kosovës. Për këtë pa dyshim se meritë kanë pasë dhe kanë miqët danez, por edhe përkushtimi i ekipit të angazhuar dhe të brumosur me taban kombëtar, me në krye Ibrahim Xhemajlin-kryeredaktor, i cili dhe angazhimin, dhuntinë, këmbëngulësine, urtësinë dhe punën e tij me përkushtim, Radio Zërin e Kosovës e rriti në Radio Televizionin e Zërit të Kosovës në Kopenhagë.

Për të shënuar këtë përvjetor, 25 vjetorin të pranishëmm ishin shumë bashkëatdhetar, miqët danez, Nderi i Kombit-Adem Demaçi, ministri i diasporas së Kosovës, Ibrahim Makolli,  përfaqsues të Ministrisë së kulturës së Kosovës, Lea Kallugjeri  nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë, Ambasadori i Maqedonisë në Danimarkë, Naim Mehmeti, Tue Magnussen, ish dekan i Fakultetit të gazetarisë, nga Komiteti i Miqësisë Dnimarkë-Shqipëri, etj etj, të cilët përshëndetën këtë përvjetor me ga një fjalë rasti.

Referatin për punën një çerek shekullore, pas intonimit të Hymnit Kombëtar dhe hapjes së manifestimit, e paraqiti, një nga bashkëpunëtorët e hershëm të Zërit të Kosovës, Ibish Neziri, i cili mes tjerash theksoi:

“Radio „Zëri i Kosovës“ është një nga radiot lokale të para të themeluara në diasporë e cila emisionin e parë e transmetoi me 20 gusht të vitit 1989, në kohën kur regjimi pushtues serb dhunën ndaj shqiptarëve kishte filluar ta ngris në shkallë gjenocidi dhe Kosovën e viset shqiptare në ish Jugosllavi t’i mbështillte me terr informativ. Kjo ndodhte në kohën kur grevat e minatorëve dhe protestat gjithandej Kosovës kishin bashkuar shqiptarët jo vetëm në Kosovë e trojet tjera shqiptare në ish Jugosllavi, por gjithandej ku ata gjendeshin. Themelimi i kësaj rodioje ishte një përgjigje e qëlluar ndaj atij terri informativ që e mbështillte Kosovën dhe propagandës gebelsiane që regjimi pushtues jugosllav e shpërndante kudo nëpër botë. Kjo u arrit falë përpjekjës së bashkësisë shqiptare në Kopenhagë dhe bashkëpunimit të tij me Komitetin Danez për Kosovën, i cili sonte këtu përfaqësohet nga ish kryetarja Mina Skafte Jensen dhe Lotte Madsen, i cili komitet ka bërë shumë në afirmimin e çështjes shqiptare në Danimarkë, dhe të cilit si ekipi i Radios „Zëri i Kosovës“ ashtu edhe komuniteti shqiptar i Danimarkës, dhe të gjithë shqiptarët përjetësisht i janë mirënjohës”.

 

Në vazhdim ai shtoi: “Radio Zëri i Kosovës programin e vetë së pari e ka filluar me një gjysmë ore në javë, por në ndërkohë, falë angazhimit të ekipit  redaksional dhe mirëkuptimit nga autoritetet, programi erdhi gjithnjë duke u zgjëruar nga ajo gjysmë ore në një orë, pastaj në dy, tri , katër dhe tani falë angazhimit maksimal të kolegëve Ixhet Lutfiut e Adnan Halitit tani ka arritur në 36 orë program në javë dhe nga viti 2002  të zgjërohet edhe me transmetim televiziv si TV Zëri i Kosovës, i cili transmeton Kanalin Kombëtar Danez TV2 Regjional  një orë program në javë.   Për këtë 25 vjetor të veprimtarisë së Radios Zëri i Kosovës t’i falenderojmë  korenspondentët nga atdheu, prej të cilëve sonte në mesin tonë janë Shaban Arifaj, Mehmet Latifi dhe Ibish Neziri, por  me shumë kënaqësi në mesin tonë sonte do t’i kishim edhe Ismet Rashitin nga Zvicra, Antigona Qenën nga Norvegjia, Daim Ilazin e Shaip Emërllahun nga Tetova, ,  Shemsedin Pretenin nga Prishtina, Asllan Bajramin nga Tirana, Sabri Kiçmarin nga Gjermania, tani ambasador i Republikës së Kosovës në Australi e shumë të tjerë. Në kohën kur kjo redaksi fillon nga puna, njëri ndër themeluesit dhe kryeredaktori i parë, Ibrahim Xhemajli ishte azilkërkues dhe të ardhura minimale për ekzistencë. Një ditë Adem Zeneli shkon ta vizitoj Ibrahimin dhe ia jep 1200 korona daneze. Ibrahimi don të ia shkruaj vërtetimin për pagesën, ndërkaq ai i thotë: Jo, këto nuk janë për radion. Këto janë për ty . Blej ca rroba se e shoh se ke nevojë. Dhe raste të ndihmës së bashkatdhetarëve ka mjaft, të cilat raste ilustrojnë gjendjen dhe kushtet anëtarve të redaksisë dhe përkushtimin e tyre në punën e radios”.

25-vite-rtvzik1Ibish Neziri përmendi edhe detaje karakteristike: “Radio Zëri i Kosovës është radioja e parë që bëri intervistë me një luftëtar nga vija e parë e luftës në Kosovë, i cili u paraqit me emër e mbiemër. Ai ishte Sami Lushtaku . Kur kryeredaktori Ibrahim Xhemajli i propozoj që të paraqitej me ndonjë pseudonim, ai tha: Unë jam Sami Lushtaku. Jam në front dhe sapo u ktheva nga një luftim që patem . Kjo i hoq dilemat edhe më tepër sepse paraqitja me emër e mbiemër i hiqte dyshimet se kush ishin luftëtarët e lirisë. 

Një rast i tretë është gjetja e një inxhizimi të një kënge të kënduar nga artisti me famë botërore, Aleksandër Moisiu,  Për ta gjetur këtë kishte ndihmuar një studim i gazetarit e publicistit të madh gjerman, mikut të madh të shqiptarëve, i cili këtë javë ndërroj jetë, Viktor Majer. Ai kishte shkruar se Moisiu kishte patur të dashur daneze zonjën Vilberg. Redaksia e Radios Zëri i Kosovës i ra në  gjurmë, por Sonja Vilberg tani më nuk jetonte, mirëpo ata e gjetën djalin e saj dhe ai Redaksisë së Radios Zëri i Kosovës ia dhuroj inxhizimin”.

Në pjesën artistike të programit për shënimin e 25 vjetorit të Zërit të Kosovës në Kopenhagë, u paraqitën disa Shoqëri Kulturore Artistike Shqiptare që veprojnë në Suedi, rapsod popullor, duete etj, ndërsa barrën më të madhe e bartën moderatori Avni Qahili dhe këngëtari Ismet Bexheti-njëherit Kryetar i Bordit të RTK-së, ndërsa Redaksia e Diasporës gjithë këtë e ka regjistruar me ekipin televiziv.(M.L/INA)

 

 

 

 

25-vite-rtvzik3