fatmir_limajKryetari i NISMËS për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se qytetarët e Kosovës janë të lodhur nga kushtet e ofruara për jetë dhe se pikërisht, nxjerrja e tyre nga kjo situatë është qëllimi i NISMËS.Limaj ka thënë se NISMA për Kosovën, ka qëllimin e nxitjes së guximit qytetarë që të ngritin zërin dhe të mos pajtohen me padrejtësitë që u shfaqen.
Ai është shprehur i bindur se votat dhe përkrahja për NISMËN do të vijnë duke u rritur, pasi tha se do të dalin para qytetarëve me programe që ata i prekin. “Nuk do të dalim me program fantastiko-shkencor”, ka thënë Limaj në emisionin “Argument Plus” në “RTV 21”.
Limaj ka thënë se megjithëse janë subjekt i ri politik, NISMA është e gatshme për zgjedhje. Madje ai është i bindur se në zgjedhjet e përgjithshme NISMA, do të jetë befasia më e madhe dhe më e këndshme e këtyre zgjedhjeve.
Fatmir Limaj nuk ka dashur të përmend një renditje të mundshme të NISMËS në zgjedhjet e këtij viti, por ripërsëriti, se do të jenë befasia e këtyre zgjedhjeve. Duke folur për kohën e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, ai ka thënë se më së miri do të ishte që zgjedhjet të mbaheshin në qershor