Pajtim Kasami, ka qenë ditët e fundit në qendër të vëmendjes së mediave botërore në saje të një romance me këngëtaren Nicole Scherzinger. Ata u panë shumë të afër në plazhet greke, madje edhe në një moment u fotografuan duke u puthur në një jaht. Pas disa pushimeve të çmendura në Greqi, Nicole Scherzinger i është kthyer normalitetit. Këngëtarja 37-vjeçare u fotografua në rrugët e Nju Jorkut.