ronaldooCristiano Ronaldo ka vendosur që nëse Real Madridi e fiton Ligën e Kampionëve sonte, do ta shfrytëzojë bonusin prej 750 mijë funtesh për t’u blerë makina miqve të tij.Futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo, ka vendosur të tregohet zemërgjerë me shoqërinë e tij.

Anëtari i Real Madridi u ka dhënë një premtim interesant miqve të tij nëse sonte Reali e fiton Ligën e Kampionëve.

Siç njofton Mirror, Ronaldo do të shpërblejë me makina miqtë e tij, stafin teknik dhe madje mëton t’i ndihmojë edhe shoqatat humanitare me bonusin që do ta fitonte prej 750 mijë funtesh.

“Nëse ne e fitojmë Ligën e Kampionëve unë do t’i shfrytëzojë ato para (të bonusit) për t’iu blerë nga një makina secilit prej jush dhe nga një për anëtarët e stafit teknik. Dhe, nëse mbesin ende para, do t’i dhurojë atë te ‘Messengers Of Peace’”, iu tha Ronaldo miqve të tij, transmeton e përditshmja britanike.

Ndryshe, kreu i Realit, Florentino Perez, u ka ofruar lojtarëve ‘mbretëror’ një bonus prej 750 mijë funtesh secilit nëse arrijnë ta mposhtin Atleticon sonte.