Larg duart nga trojet shqiptare

Sërish po zgjohen dhe shtohen apetitet serbe ndaj trojeve Shqiptare. Serbia dhe politika e sajë hegjemoniste siç po shihet nuk mund të ndryshon lehtë. Ajo e udhëhequr nga veset e këqija ende ka dëshirë për të gllabëruar tokat Shqiptare. Politika saj luftënxitëse, ngatërrestare dhe lakmitare ndaj shqiptarëve nuk ka të ndalur. Mjerisht edhe politika e sotme serbe ruan, kultivon dhe ndjek rrugën e të parëve të tyre, rrugën shoviniste, me fjalë të tjera ata ende ndjekin të njëjtën politikë kundër shqiptarëve.

Fronti Bashkimit Kombëtar Shqiptar, ndjek me shqetësim edhe zhvillimet e fundit të qarqeve të caktuara ekstremiste serbe, të cilët vazhdojnë që kryesisht në pjesën veriore të Kosovës t’i vringëllojnë armët dhe luajnë me zjarr. Qarkullimi i të ashtuquajturës kinse deklaratë për shpallje të “Pavarësisë” të veriut të Kosovës, në emër të një bashkimi të Komunave Serbe, është deklaratë për të nxitur trazira,(lexo: disa ditë përpara se të mbahet asambleja e OKB-së ku do të diskutohet e të votohet për rezolutën serbe, vetëm e vetëm që në qarqe diplomatike me i paraqitur organet shtetërore të Kosovës dhe jo vetëm organet shtetërore si të pa denja për rrugën demokratike që ka zgjedhur Kosova. Mirëpo FBKSH-ja këto lëvizje nacionaliste serbe të dirigjuara nga qarqet ekstremiste i sheh si shumë të rrezikshme dhe ua tërheqë vërejtjen: Larg duart nga trojet shqiptare. Veprimet çfarë janë duke ndodhur në veri të Mitrovicës (siç thuhet nuk dihet se kush është autor i deklaratës në fjalë)është një provokim i rëndë ndaj shqiptarëve, çka do të thotë se Serbia nuk është e interesuar për qetësi dhe paqe, zaten kjo ata i identifikon si destabilizues dhe si kundërshtar të paqes.

Për të dhënë dhe krijuar paqe duhet guxim dhe angazhim më të madh dhe më të sinqertë, duhet të jesh i gatshëm të heqësh dorë nga politika qindra vjeçare ekspansioniste, shovene dhe vrastare. Në vend se ajo të pendohet dhe të kërkojë falje nga të gjithë fqinjët dhe në veçanti nga shqiptarët për të gjitha të këqijat dhe të ligat që ata i kanë shkaktuar ata vazhdojnë me të vjetra vese. Ata edhe pse janë duke parë se në Kosovë gjërat kanë filluar drejt normales dhe çdo gjë po kthehet në vendin e vetë, nacionalizmi i tyre i verbët nuk i lë të qetë, e për t’u pajtuar me realitetin ata duhet ta tejkalojnë nacionalizmin e verbëruar dhe t’i kthehen realitetit politik. Për të bërë këto veprime, serbët duhet të gjejnë një “DE GOL” serb!

FBKSH-ja seriozisht tërheq vërejtjen politikës dhe ekstremizmit serbë, por, edhe hyzmeqarëve të tyre, në veçanti kërkon nga faktori ndërkombëtar që është prezentë në Kosovë që të tërheq vijën e kuqe të cilën nuk guxon askush ta kalon në të kundërtën gjendja shumë shpejt mund të eskalon dhe të merr përmasa tragjike për të gjithë.

Tërheqja e FBKSH-së dhe strukturave të saja nga ca veprime strategjike janë bërë vetëm e vetëm për t’i dhënë hapësirë zgjedhjeve demokratike paqësore, duke pranuar ndryshimet dhe realitetin e ri të krijuar në Kosovë dhe rajon, por kjo nuk do të thotë se strukturat e FBKSH-së janë shpërbërë dhe nuk janë në gjendje të konsolidohen sërish, prandaj zonja e zotërinj, ju e keni ndihmuar dhe e keni përkrahur popullin Shqiptar dhe jo vetëm atë po edhe luftën e drejt dhe çlirimtare të UÇK-së, është bërë një punë kolosale në të mirë të paqes dhe qetësisë në Ballkanin e trazuar, duhet të jeni më të vendosur dhe më energjik që mos të rrënohet çdo gjë brenda natës, si kulla prej letre.

Ndoshta ju duket gjë e pa rëndësishme propozimi i ynë për të tërhequr vijën e kuqe por duhet njohur mentalitetin Serbe dhe në përgjithësi ai ballkanas shkurt e shqip kushdo që luan me paqe dhe qetësi duhet të ndëshkohet.

Nëse lejohet që në këto troje sërish të derdhet gjak, të jeni të bindur se një gjendje e tillë nuk e di ku do ta ketë mbarimin dhe kemi dron se do të implikohen shumë popuj, deshëm apo nuk deshëm.

Prishtinë, 19 08. 2010-08-19

                                                                                                        Qendra Kombëtare Informative,

                                                                                                        Kryetari i FBKSH-së

                                                                                                        Prof. Arbër Kastrioti