Rëzohet aeroplani, ka vdekur presidenti polak Lez Kazçinski
Nuk ka të mbijetuar nga rrëzimi i aeroplanit ku gjendej presidenti polak, Lez Kazçinski dhe bashkëshortja e tij, njofton agjencia shtetërore e lajmeve në Poloni. Aeroplani u rrëzua derisa ulej në qytetin Smolensk të Rusisë. Mediat ruse duke iu referuar zyrtarëve të emergjencave raportojnë se 130 persona ishin në bord në kohën e rrëzimit të aeroplanit. Minsitria e Jashtme e Polonisë nuk ka bërë asnjë deklaratë lidhur me rastin. Presidneti polak po udhëtonte për të amrrë pjesë në ceremonitë përkujtimore të të vrarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore në Katin. /evropa e lirë/