Motra e Majlinda  Bregut, biznes me PrudentinonTIRANE- Aktiviteti i biznesit në Shqipëri i Albino e Angelo Prudentino, dy prej kokave të “Sacra Corona Unita” përfshin lidhje me njerëz të fuqishëm.

“Gazeta Shqiptare” vazhdon sot publikimin e investigimeve mbi aktivitetin e familjes Prudentino dhe zbulon se e motra e ministres së Majlinda Bregut, Ornela Bregu dhe bashkëshorti i saj Ervis Gjeçaj figurojnë të jenë bashkëpunëtorë të Angelo Prudentinos ( djali i Albinos) në një prej kompanive të tij.

Në kryeartikullin e sotëm me titull “Motra e ministres, ortake e mafiozit” zbulohet se “32-vjeçarja Bregu, një show-girl e njohur e spektakleve shqiptare, është anëtare e Këshillit Mbikëqyrës e kompanisë “Betting System Albania”.

Në të njëjtën kompani bashkëshorti i saj, Ervis Gjeçaj mban dy funksione: përfaqësues ligjor dhe bashkëpronar me 20% të aksioneve. 80% e aksioneve të “Betting System Albania” i përkasin bosit të “Sacra Corona Unita”.

“Betting System Albania” u themelua me 12 shkurt 2010 dhe figuron “aktive” në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit. Ajo ka një veprimtari të gjerë që përfshin bingon, llotaritë, lojërat elektronike, llotot sportive, kazinotë etj.

Në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit figurojnë të regjistruara në emër të familjes Prudentino dhe 2 kompani të tjera bastesh “Bet plus” dhe “Casino Italia”.

59 vjecari Albino Prudentino u arrestua dy ditë më parë në Vlorë për llogari të drejtësisë italiane pasi gjykata e Leçes kishte lëshuar urdhrin e arrestit për veprat “Bashkëpunim kriminal të tipit mafioz”, “Trafik droge”, “Grabitje në rrethana rënduese.”