Trejsi Sejdini qëkur është kthyer nga SHBA duket se të vetmin burim ekonomik ka fushatat promocionale. Ish-missi njihej si një nga femrat më tërheqëse në vendin tonë, por edhe për jetën e luksit që bënte.

Ajo dhe partneri saj, Leonard Duka shiheshin shpesh duke shijuar pushime në vende tropikale, por edhe duke shijuar jetën e tyre në Tiranë. Makina luksoze, veshje firmato, dreka e darka në vende të shtrenjta ishin vetëm një copëz e jetës së mrekullueshme që 20-vjeçarja kishte. Por duket se pas problemeve me drejtësinë që pati partneri saj, Trejsi vendosi të largohej në SHBA ku do të provonte edhe famën ndërkombëtare. Megjithatë jo gjithçka i shkoi sipas parashikimeve dhe ajo u rikthye edhe njëherë në Tiranë, vetëm se këtë herë pa mbështetjen që ishte mësuar të kishte.

Që atëherë bukuroshen e kemi parë të angazhohet në sete fotografike, ku paguhet si modele. E fundit ka qenë vetëm pak ditë më parë, ku Trejsi ka pozuar me bikini nga bregdeti. Pas postimeve në një jaht, ajo ka provokuar nga bregu i detit, ku ka zbuluar edhe njëherë format e saj bombastike. Duket se kjo ka qenë një periudhë e ngarkuar për Trejsin, pasi ajo ka realizuar një tjetër set me fustane nusërie. Por edhe këtu, nuk kishte sesi të mungonte një provokim, ku mbi trupin e zhveshur ka vendosur fustanin e bardhë. Mesa duket 20-vjeçarja i është rikthyer përsëri profesionit të saj, duke ritentuar të pasurohet, këtë herë nga para që do paguhet si modele.