Michael Schumacher!Gazeta gjermane “Focus” deklaron se mjekët ndalojnë përpjekjet për të nxjerrë nga koma kampionin e Formula 1. Mjekët që trajtonin legjendën e F1 Michael Schumacher kanë abandonuar përpjekjet e tyre për ta nxjerrë atë nga koma artificiale, pas “komplikimeve”, bën të ditur sot gazeta prestigjioze gjermane “Focus”. Fituesi i 7 herë titullit kampion bote në F1, 45 vjeçari, Schumacher po kalon në një proçes të ngadaltë zgjimi. Duke ju përgjigjur artikullit te botuar nga gazeta “Focus”, ka reaguar menjeherë menaxheri i Schumacher’s duke thenë se pavarësisht se procesi merr një kohë të gjatë ajo “nuk ka ndryshuar”, dhe mjekët janë duke bërë të pamundurën. Schumacher ka qenë në koma artificiale që prej 29 Dhjetorit në Spitalin Universitar Hospital të Grenoble në Francë pas një goditje serioze në kokë gjatë një aksidenti në ski