Media të censuruara dhe liria e kufizuar e shprehjes
OSBE ka shprehur shqetësime për kërcënimin e lirisë së mediave dhe për praninë e shtuar të mediave të censuruara.Sipas një komunikate të OSBE theksohet se Evropa Juglindore përballet me media të censuruara, liri të kufizuar të shprehjes, pamundësi të komentimit të lirë në internet, mungesë zgjedhjeje të TV kanaleve digjitale, apo legjislacion të hartuar për të kufizuar qasjen dhe të drejtat e qytetarëve.
“Për fat të keq, këto janë çështje dhe probleme reale në Evropën Juglindore.Fakti që unë kam ndërhyrë në më shumë raste në këtë rajon se sa çdo Përfaqësues paraprak flet për vete. Trendi është i qartë, liria e medias në rajon po përkeqësohet,” ka theksuar Dunja Mijatoviq, Përfaqësuesee OSBE-së për Liri të Medias.
Sipas saj, problemet janë të shumta, siç janë edhe pyetjet që dalin nga to dhe se siguria e gazetarëve është e kërcënuar dhe nuk kalon muaj pa ndonjë frikësim të pjesëtarëve të medias, ngacmim apo sulm fizik për shkak të punës së tyre.
“Përveç kësaj, me shpejtësi po hartohet legjislacion i ri për të penguar lirinë e medias, gjë që kufizon qasjen në informata në internet dhe jashtë tij.“Në fund të fundit, nësegjendja nuk përmirësohetrrezikohen liria dhe demokracia,” tha Dunja Mijatoviq.
Nga data 18 deri më 20 shtator,Përfaqësuesja do të mbledh së bashku ekspertë, gazetarë dhe zyrtarë nga rajoni për të diskutuar shkaqet dhe zgjidhjet në Konferencën e Tretë të OSBE-së për Mediat e Evropës Juglindore në Tiranë, Shqipëri.
“Në konferencë do të diskutojnë hapur për problemet me të cilat ballafaqohen të gjithë ata të cilët janë të angazhuar dhe përfshirë në media. Tema kryesore të cilën dua ta trajtojkëtë vit është transmetimi. Ne kemi nevojë të tejkalojmë çështje gjithëpërfshirëse që lidhen me transmetuesit publik, pavarësinë e rregullatorëve, dhe kalimin në transmetimin digjital,” nënvizoi Mijatoviq.