Situatë e tensionuar ka  mbretëruar mbrëmë para Qeverisë në Shkup, ndërsa policia ka përdorur gaz lotësjellës dhe topa uji kundër protestuesve.

Një pjesë e turmave protestuese janë shpërndarë para Qeverisë, pasi që qeveria ka ushtruar dhunë ndaj tyre. Deri tani informohet për të plagosur në mesin e protestuesve, të cilët nuk janë larguar nga gazi lotësjellës dhe topat e ujit të forcave speciale.

Protestues të revoltuar po qëndrojnë disa metra larg qeverisë duke bllokuar rrugët dhe duke qëndruar pranë njësiteve speciale.