korrupcionMaqedonia është shteti i parë në rajon ku funksionon korrupsioni dhe marrja e mitos. Sipas hulumtimit të Byrosë Nacionale për Statitika, njerëzit në Maqedoni japin më së shumti mito se çdo kush tjetër në rajonin e Ballkanit. Kur bëhet fjalë për hulumtimin e Zyrës së OKB-së për drogë dhe kriminalitet, Maqedonia është e pozicionuar në vendin e parë.

Ky është problemi i tretë me radhë pas papunësisë, varfërisë kurse pasojnë siguria dhe arsimi.

Në reportazhin e Al Jezeera për Ballkan flasin dëshmitarë se si janë detyruar të pranojnë para që të votojnë për një parti të caktuar gjatë zgjedhjeve të deritanishme.

Sipas statistikave rreth 60 mijë persona kanë pranuar që të marrin para për të votuar partinë e cila i ka shpërndarë këto para.

Nga organizatat që merren me këtë dukuri kanë theksuar se në Maqedoni nuk ekziston vullnet politik për të zgjidhur këtë problem, pasi vetë politikanët si vota të sigurta i shohin këta vota të blera me para.