LypesjaNjë lypëse që sillej në rrugët e Arabisë Saudite, ishte në fakt milionere dhe tërë pasurinë ua ka lënë të varfërve. Siç raporton “Saudi Gazette”, 100-vjeçarja Eisha, i kalonte ditët duke lypur në Jeddah. Ajo ka grumbulluar pasuri të madhe, ndërsa para vdekjes mikut të saj, Ahmed al-Saeedi, ia la testamentin ku tha se tërë pasurinë dëshiron t’ua dhurojë të varfërve, transmeton “Telegrafi”.

Ajo kishte tre milionë rialë në para të gatshme (800 mijë dollarë), pastaj bizhuteri me vlerë prej një milion rialëve (rreth 266 mijë dollarë), si dhe katër shtëpi në qarkun Al-Balad në Jeddah. Disa familje kanë banuar falas në shtëpinë e saj, por pas vdekjes do të duhet të shpërngulen.

Kur al Saeedi kuptoi se shoqja e sa është e pasur, e porositi që të mos lypte. “E luta që të heq dorë nga kjo, sepse kishte mbledhur pasuri të madh. Por, gjithnjë refuzonte duke thënë se po përgatitet për kohë të këqija”, ka thënë ai.