LSDM pyet kryeministrin për nderimin e UÇK-së
LSDM-ja opozitare ka reaguar sot ndaj pjesëmarrjes së pjesëtarëve të ARM-së në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve të 2001 në Sllupçan. Stevo Pendarovski nga LSDM vlerëson se në Qeverinë e Maqedonisë ekziston paralelizmi. Nga LSDM-ja dërguan disa pyetje në adresë të kryeministrit Gruevski se a ekziston paralelizëm edhe në sektorin e sigurisë. Pendarovski pyeti publikisht se nën cilën komandë janë pjesëtarët e ARM-së, të Shtatmadhorisë apo ndonjë komandanti tjetër. ‘Nëse kryeministri nuk e ka ditur apo nuk ka qenë i informuar, a do të kërkojë përgjegjësi politike nga ministri i Mbrojtjes? Nëse kryeministri nuk ka qenë i informuar për këtë ngjarje, a është e mundur që në të ardhmen të përsëritet ajo. Nëse në Qeveri nuk kanë koordinim për këto çështje, a kanë koordinim për çështje të tjera në këtë resor, MPB apo organe tjera? Sigurisht se në Qeveri ekziston paralelizëm. A ekziston paralelizëm edhe në sektorin e sigurisë? A janë të gjithë personat e uniformuar në ARM nën komandën e Shtatmadhorisë apo disa prej tyre kanë komandantë të tjerë? “, tha Stevo Pendarovski, LSDM