LSDM-ja gati ta sulmojë Gruevskin dhe punën e qeverisë
Partia me e madhe opozitare ne Maqedoni – Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë (LSDM) me ne fund ka vendosur të ndryshojë raportin e saj me mediat dhe opinionin. Burime partiake, kanë informuar për “Nova Makedonija”, se do t’i vijë fundi moratoriumit për pjesëmarrje në emisione dhe intervista, dhe se do të shpeshtohen daljet publike, me kritika ndaj Qeverisë aktuale. Madje, kjo parti ka nisur të përgatisë edhe video-spote kundër kryeministrit Nikola Gruevski, ku do të përmblidhen të gjitha “dështimet” dhe “gënjeshtrat” e tij.
Ndryshimet e tilla pasojnë largimin nga kreu i partisë të liderit historik të saj, Branko Cërvenkovski. LSDM ka paralajmëruar një fushatë intensive për të zbardhur medaljen tjetër të punës dhe qeverisjes së VMRO-DPMNE-së.