Lëvizja për Referendum për Ribashkimin e Shqipërisë – LRRSH;
DEKLARATË NR.1
Lëvizja për Referendum për Ribashkimin e Shqipërisë (LRRSH), bazuar në Programin dhe Statutin e saj, konsideron se referendumi për ribashkim të trevave shqiptare është zgjidhja më e mirë drejt zgjidhjes së çështjes kombëtare shqiptare.
Fatkeqësisht, trojet shqiptare janë akoma të copëtuara dhe në sundim dhe kolonizim të huaj.
Në Kosovën Republikë, UNMIK-EULEX-i janë pengesë në realizimin e aspiratës shqiptare për vetëvendosje dhe janë bërë sunduesë neokolonialë të popullit shqiptar.
Kudo, edhe në Shqipërinë Londineze, edhe në Kosovën Protektorat, edhe në trojet nën sundim dhe kolonizim, në Iliridë dhe Kosovë Lindore, partitë politike, janë fajtorë që nuk mbahet referendumin.
Për biznese politike të partive shqiptare në trevat shqiptare, është anashkaluar se populli duhet të vendosë vet për fatin e tij, ashtu siç shkruan edhe në të gjithë dokumentet ndërkombëtare, duke filluar me Kartën e OKB-së dhe me qindra rezoluta të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Jashtë këtyre tendencave negative, Lëvizja për Referendum për Ribashkimin e Shqipërisë angazhohet dhe do të angazhohet për mishërimin e idesë së referendumit për Shqipërinë Natyrale në masat e gjëra popullore.
Kryetari i LRRSH,
Arbnori Jashari
Prishtinë, më 2.05.2010