Është publikuar një video e shkurtër nga TMZ pas rrahjes së Drake dhe Chris Brown në një ‘club’ nate në New York, ndërsa pos kësaj video të interesuarit mund të blejnë edhe videon e plotë të rrahjes.

Klipi i cili është në shitje për të interesuarit, në mënyrë të plotë, shfaq rrahjen në ‘club’ të natës, ndërsa video më poshtë shfaq Drake të përgjakur në shpinë nga incidenti.

Në tavolinën e Drake dhe të përfshirë në këtë rrahje ishin edhe reperët Trey Songz dhe Meek Mill, ndërsa incidenti besohet se do të marrë forma tjera në të ardhmen kur do të takohen të dyja palët në ndonjë turne.

Incidenti i provokuar nga Brown ishte si pasojë e xhelozisë që kanë që të dy për pop yllin Rihanna, një rivalitet ky i kahmotshëm i të dy superyjeve