dosjePastrimi i figurave (Lustrimi) është proces i vonuar te shqiptarët, në të gjitha hapësirat ku jetojnë! Nuk them se duhet të ketë një fushatë hakmarëse ndaj tyre, por duhet të dihen me emër, duhet që populli të kupton dhe t’i dallon për të mos u besuar akoma edhe tani, në këtë kohë, të ashtuquajtur ‘demokratike’!
Prandaj, është e pa kuptimtë, pse në Shqipëri ky proces nuk fillon akoma, edhe pse për të gjithë është e qartë! Shqipëria mbi 50% udhëhiqet nga struktura që janë si vazhdimësi e ish-sitemit, prandaj edhe nuk mund të lejojnë që të fillon procesi i lustrimit. Është e qartë pse bëhet rezistencë për këtë proces, ngase shumica e udhëheqjes në Shqipëri, në qoftë se vetë nuk ka qenë bashkëpunëtor i SHISH-it, ka qenë babai, apo gjyshi i tij! Prandaj, mendoj se nuk duhet të lejohet nga shqiptarët që shteti të udhëhiqet nga bashkëpunëtor të shërbimeve shqiptare, nga të cilët kanë vuajtur me dekada!
Në Kosovë ky proces është pak më i ngatërruar! Ajo që nuk është e kuptueshme, pse nuk është temë e bisedimeve Kosovë-Sërbi, që po zhvillohet në Bruksel, edhe dorzimi i dosjeve për qytetarët e kosovës, të cilët kanë qenë pjesë të shërbimeve të fshehta të ish-Jugosllavise dhe të Sërbisë. Kam përshtypjen, se nga të njëjtat arsye, si në Shqipëri, edhe në Kosovë, ka rrezistencë për fillimin e këtij procesi! Pasi një pjesë e madhe e udhëheqjes së Kosovës, kanë qenë vetë, prindët apo gjyshërit e tyre bashkëpuntor të shërbimeve ish-Jugosllave dhe Sërbe, pra pjese e strukturave që kanë bërë krime ndaj shqiptarëve. Kështu, këta struktura nuk duhet të lejohet të udhëhiqen edhe me Kosovën e pavarur!
Ndërsa, në Maqedoni, ndonëse, kohë më parë, ka filluar një proces i ashtuquajtur ‘i lustrimit’, në bazë të informatave që jepen nga shtypi ditor, por edhe nga burime tjera, ky proces nuk është duke u zhvilluar për pastrimin e figurave, por për njollosjen e tyre! Ndërsa, ato që duhet të lustrohen, avansohen në pozita të larta. Poashtu, nga ajo që kam lexuar në shtypi, lustrimi bashkëpunëtorëve të shërbimeve, pa marrë parasysh volumin e dosjes tij, e cila mund të jetë edhe mijëra faqe, Komisioni për lustrim, me votim, vendos se cili nga bashkëpunëtorët, me dosje ‘të trashë apo të hollë’, me vota, vendosin se ‘ka qenë, apo s’ka qenë bashkëpunëtor’,…Pra, në Maqedoni po zhvillohet një proces lustrimi që nuk është lustrim!
Edhe në Maqedoni, paraqitet i njëjti problem si në Kosovë, me dosjet e UDB-së, nga ish Jugosllavia që janë në Beograd! Për të njëjtat arsye, si në Kosovë dhe në Shqipëri, nga ata që duhet të kërkojnë nga Qeveria sërbe, t’i marrin këto dosje, nuk kërkohen, sepse do të dalin gjysma e zyrtarëve të Maqedonisë vetë, prindi apo gjyshi i tyre, bashkëpunëtor të UDB-së!