KuqezinjtTë gjithë shqiptarët sot janë nën ethet e ndeshjes që Shqipëria do të zhvillojë me Serbinë në Beograd. Pavarësisht se është një ndeshje futbolli  dhe trajnerët e të dyja kombëtareve duan që përqendrimi të mbetet në fushë, ajo nuk mund të shpëtojë nga konatacioni politik. ajo nuk mund të shpëtojë nga konatacioni politik. Si De Biazi ashtu edhe Advokat nga futbollistët e tyre kërkojnë përkushtim maksimal në fushë dhe ti harrojnë të gjitha ndodhitë jashtë saj.

“Shqipëria dëshmoi se në këtë grup nuk luan rolin e hirushes. Ekipi shqiptar është krenaria e kombit. Në fushë do të zbresim me formacionin më të mirë. Serbia, Danimarka e Portugalia janë favoritët e grupit por ne do të përpiqemi të arrijmë objektivat tona dhe t’ua bëjmë sa më të vështirë llogaritë këtyre skuadrave. Do të përpiqemi të shfrytëzojmë dobësitë e Serbisë dhe të fitojmë për t’u dhënë lumturi pikërisht tifozëve tanë”, tha Xhiani De Biasi, trajner i Shqipërisë.

“Patjetër duhet të kemi jemi të kujdesshëm në kundër-zbritjet e tyre. Kanë shumë shumë futbollist të shpejtë. Të gjithë e dimë se ndeshje kundër Shqipërisë, ka një peshë të madhe, por ajo nuk ishte finale. Futbolli është diçka që na intereson, duam të tregojmë lojë të mirë. Të gjitha ndodhitë jashtë fushës nuk na interesojnë. Jemi duke menduar vetëm për tre pikë”, deklaroi Dik Advokat trajner i Serbisë.

Krahas rekomandimeve të UEFA-së, të cilat i përkrahën të dyja federatat, për mos prezencë të tifozëve në dy ndeshjet eliminatore në Beograd dhe Elbanas, mediat serbe shkruajnë se në Beograd, kanë arritur më shumë se 100 tifozë të kombëtares shqiptare.
Mediat serbe shkruajnë se numri i policëve në Beograd është shtuar si asnjëherë më parë dhe se për sigurimin e kësaj ndeshje janë angazhuar më shumë se 4 mijë e 500 polic mediat në Beograd, duke theksuar se ndalohet rreptësishtë futja në stadium e ndonjë simboli shqiptar. Djega eventuale e flamurit shqiptar nga ndonjë tifoz serb mund t’i kushtojë me shumë vite burgim e në anën tjetër, UEFA do ta dënojë keq Serbinë. Në stadiumin e Partizanit pritet të jenë prezentë rreth 25 mijë tifozë serbë.

Ndeshja Serbi – Shqipëri zhvillohet sot me fillim në orën 20:45 në stadiumin JNA të Partizanit në Beograd. Shqipëria vazhdon të mbajë kreun e tabelës së Grupit I me 4 pikë, aq sa ka edhe Danimarka në vendin e dytë. Serbia, nga dy ndeshjet e para të zhvilluara në kuadër të eliminatorëve për Euro 2016, ka arritur të mbledh vetëm 1 pikë pas barazimit me Armeninë. Safet Ademi