Kulminacioni erotik
Kulminacioni erotik Në të 20-tat
GJEJE ATË ÇELËS KËNAQËSIE
Anketat dëshmojnë se femrat njëzetvjeçare më së shpeshti “ngacmohen nga orgazmiâ€. Në të shumtën e rasteve pamundësia për ta arritur kulminacionin mund të konsiderohet si faj i mosdijes së thjeshtë që mund të shërohet lehtë; femra, ose nganjëherë që të dytë, nuk e dinë mirë funksionin dhe lokacionin e klitorisit -si të vetmit organ të njeriut që ka të vetmin rol të kënaqësisë seksuale (anatomia mashkullore nuk ka ndonjë ekuivalent të këtij “çelësi të kënaqësisë).
Hulumtimet gjithashtu kanë dëshmuar se femrat që masturbojnë arrijnë ta përjetojnë orgazmin shumë më lehtë dhe më shpejt. Siç thotë Beverly Ëhipple, seksologe në Universitetin e Rutgersit në SHBA, pa marrë para sysh vjetët e femrës, aktivitetet të cilat do ta bëjnë të përjetojë kulminacionin janë masturbimet, stimulimi gjenital i partnerit, seksi oral dhe marrëdhënia seksuale. Ta themi kështu troç: masturbimi është çelës për hapjen e fshehtësisë së O-së së madhe. Megjithatë, femrat njëzetvjeçare masturbojnë më së paku dhe për këtë shkak më së shumti shtiren. Ato mund t’i shpëtojë partneri i rryer, meqë për shumicën vrasësi më i madh i dëshirës është mu pasiguria. Dhe derisa me anë të aktrimit të mirë ndoshta do ta bindë partnerin se kanë arritur ekstazën – të tillë çfarë e shohin në filma – gjëja të cilën vërtet e përjetojnë janë ankthet. Për fat të keq, lidhjet e shkurtra erotike, që janë karakteristike për atë moshë, nuk ofrojnë intimitet dhe besim, të cilat janë kushtet kryesore të përjetimit të lirë dhe të plotë.
Mëgjithatë, sipas seksologëve Masters dhe Xhonson, sa më shumë që ta përjetojmë seksin kur jemi të reja, aq më të kënaqshme do të jemi më vonë. Për këtë shkak mësoni se ç’është ajo që ju ngacmon më së shumti, i tregoni partnerit sesi t’jua përmbushë kënaqësinë, prandaj mos e frenoni joshjen e trupit tuaj.
Në të 30-tat
ORGAZMI ËSHTË LEKSION I MËSUAR
Kjo vërtet është stinë rivendikimi. Tashti ngacmimet e dashurisë dhe të karrierës arrijnë kulmin, dhe meqë pjesa më e madhe e femrave e shtyjnë moshën e amësisë deri kur të jenë siguruar profesionalisht, sigurisht se luftojnë kundër shtrëngimit të mbarësimit dhe të tajisjes. Megjithatë del një befasi! – gratë e kësaj moshe më së shumti bëjnë dashuri dhe përjetojnë orgazma. Madje, në informacionin më të ri të Kinseyt gati 89 për qind i kanë thënë se i përjetojnë rregullisht. Ky është sadopak rezultat i leksionit të mësuar në moshën njëzetvjeçare. Porse, të shpjeguarit nuk përfundon me kaq: edhe partnerët janë më të mirë. Meshkujt e rinj e kryejnë shpejt dhe nuk na japin mundësinë të arrijmë deri në skaj. Meshkujt më të vjetër jo vetëm se janë më të ngadalshëm, por janë edhe të interesuar që partnerja e tyre të përjetojë kënaqësi. Shumica e tyre kanë zënë lidhje të gjatë monogamie (ata që nuk kanë këso lidhjeje, sigurisht kërkojnë ta krijojnë), kurse seksi është pjesë e pashmangshme e asaj marrëdhënie. Marrja dhe dhënia e kënaqësisë, hulumtimi i lirë, fantazia dhe vetëdija se ato kënaqësi përherë janë të kuptueshme – nënkuptojnë seksin në formën e vet më të mirë, në të tridhjetat tona.
Në të 40-tat
TASH ËSHTË MË SË BUKURI!
Kjo gjë mbase do t’ju befasojë: femrat në të dyzetat argëtohen më së miri. Pa marrë para sysh se a kanë lidhje të përhershme apo jo, dhe se a kanë zënë vend në martesën e parë apo të dytë, deri tashti i kanë zbuluar të gjitha fshehtësitë e trupit të vet – dhe veten – të cilat ia hapin derën kënaqësisë sensuale. Edhe pse disa hulumtime theksojnë se kemi të bëjme me disa klimakse më pak shqetësuese dhe me mundësitë e atrofisë vaginale, femrat që janë testuar në anketën e një reviste amerikane janë dukur, në mos asgjë tjetër, të paktën shumë më të afta për ta përjetuar orgazmin. Si thonë shumica nga ato, dashuria e bërë në të dyzetat është më e mira – më e mirë se në të tridhjetat, të cilat kanë qenë më të mira se të njëzetat. Femra tashti ka liri psikike dhe di se çka dëshiron dhe si ta fitojë këtë. Një pjesë e ndryshimeve rrjedh nga qëndrimi ndaj trupit: më në fund është e kënaqur, gjë që është ironike, duke marrë para sysh faktin se si e re ka qenë më e bukur. Problemet me vetëbesimin dhe turpin vijnë e zhduken bashkë me plakjen, thonë ekspertët. Femra më e moshuar vë lidhje më të mirë me trupin dhe e di çka i shkakton kënaqësi.
Meqë dëshirat i ka shumë më të qarta, femrat në këtë moshë më lehtë arrijnë të përjetojnë orgazëm të disafishtë – kurse partnerët e tyre tashti janë të kufizuar vetëm në një gjatë natës!
Nga pikëpamja seksuale dhe sensuale, dekada e pestë do të mund të paraqitej si më e suksesshmja, shumë femra kënaqësitë i kanë gjithnjë më të fuqishme. Prandaj, pa marrë para sysh se ç’rrugë keni bërë në këtë udhëtim të mrekullueshëm të seksualitetit femëror, edhe më tutje do të keni pse të gëzoheni.
Seksi & numrat
Në të 2O-tat
Rreth 13 për qind e femrave përjeton kënaqësi seksuale çdo ditë. Një e treta e tyre bën dashuri disa herë në ditë, kurse pak më shumë se 5o për qind këtë gjë e bën një herë në javë. Mos u brengosni nëse momentalisht nuk bëni pjesë kurrkund – të tilla jeni 17 për qind.
Më pjellor jeni ndërmjet 2o dhe 29 vjetëve dhe më së shumti si
24-vjeçar.
Mosha mesatare e lidhjes martesore është 27 vjeç – për dallim nga viti l971 kur ishte 22 vjeç.
Në të 30-tat
Orgazmin e përjetoni më së lehti. Më shumë se 50 për qind e femrave e përjeton gjatë marrëdhënies seksuale.
Pak më pak se një e treta e femrave të cilat e shfrytëzojnë kontracepcionin, marrin hapa.
Statiatikat tregojnë se femrat ndërmjet moshës 35 dhe 40-vjeçare më së shumti e tradhëtojnë partnerin.
Seksi i rregullt në këtë moshë do ta rrisë nivelin e estrogjenit, mu atëherë kur ka zënë të bjerë. Për këtë shkak do ta ndieni veten fort mirë dhe do ta zgjatni moshën e plleshmërisë.
Në të 4O-tat
Pak më pak se një e treta e femrave bëjnë dashuri së paku një herë në javë. Për disaseksi është më i mirë për shkak se ka krijuar afri më të madhe me partnerin. Gjithashtu, fëmijët të thuash se janë rritur, kështu që çiftet kanë kohë më shumë t’ia kushtojnë vetes.
Sot shumë femra e shtyjnë amëesinë deri në të dyzetat, pasi ta kenë ndërtuar karrierën. Njohuritë më të shumta rreth shtatzënisë dhe rreth zhvillimit të fetusit ua bën këtyre femrave më shumë të mundshme ta lindin foshnjën e shëndoshë.
Mjetet seksuale ndër femra kanë popullaritet të madh në këtë moshë – sidomos vibratori me shumë shpejtësi.