hajredin_kuciZëvendës kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka akuzuar ashpër kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski duke e quajtur ‘streha e fundit e nacionalistëve’.
“Gruevski është streha e fundit e nacionalistëve që kanë mbetur në rajon. Edhe ata në Beograd kanë ndryshuar. Dhe ne nuk guxojmë për atë çka bën Gruevski të dalim për shembull në “BBC” apo “CNN” – ka theksuar ndër të tjera, Kuçi.
Kuçi po ashtu ka fajësuar edhe  Ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari – Lila.

“Shkupi e ka veprimin e parë të gabueshëm, e ne kemi bërë veprim duke ndarë marren me ata. Dhe këtë e them me përgjegjësi të plotë me plot guxim”, ka thënë Hajredin Kuçi. zëvendëskryeministër i Kosovës.

Ai ka bërë thirrje që marrëdhëniet tregtare Kosovë-Maqedoni, të kthehen aty ku ishin, Kuçi ka kritikuar edhe partnerin shqiptar në qeverinë e Shkupit, BDI-në si pasiv në gjithë këto vendime kundërthënëse.