Kryetari i PS-së, Edi Rama paralajmëroi vazhdimin e protestave
Kryetari i PS-së, Edi Rama paralajmëroi se pas ditës së sotme, që do të jetë ditë zie për viktimat e demonstratës, të tjera protesta do të vijojnë. Këtë herë ai tha se do të qëndrojë vetë në krye të demonstratave e protestave që do të vijojnë pa pushim në të gjithë Shqipërinë. Në 4 dalje publike pas përfundimit të demonstratës, Edi Rama shprehu ngushëllime për viktimat e ditës së djeshme dhe fajësoi për këtë kryeministrin Sali Berisha. Rama tha se në demonstratë morën pjesë 250-300 mijë shqiptarë.