diskotekaNjë i ri gjerman ka humbur jetën si pasojë e një sulmi fizik të dhunshëm nga ana e një emigranti të ri nga Kosova. Incidenti tragjik ka ndodhur në diskotekën “Heaven” në Bad Ailingen në rajonin e Rosenhajmit. Incidenti është informuar nga menaxherët e diskotekës, të cilët kanë theksuar se 21 vjeçari gjerman Marco G. ka lajmëruar incidentin se është sulmuar nga 25 vjeçari nga Kosova.

Dëshmitarët theksuan se kosovari pas një zënke verbale ka grushtuar në kokë gjermanin, duke e alivanosur në kokë, ndërsa pas disa minutave ai ka vdekur pas lëndimeve të rënda në kafkë dhe tru.

Kosovari menjëherë është arrestuar dhe është burgosur dhe se ai deri tani ka refuzuar të flas para autoriteteve të drejtësisë. Një pjesë e dëshmitarëve thanë se gjermani ka provokuar fillimisht kosovarin. Ekspertët e obduksionit kanë theksuar se po vijojnë hetimet për të konstatuar se viktima ka vdekur nga grushti apo gjatë rrëzimit në tokë. (Antonio Martinni