fot3Nga Astrit GASHI (Revista Besa)-Kur e shikon në foto, të krijohet përshtypja se je duke e parë Sara Carbonero, gazetaren e mirënjohur spanjolle. Me sy të zi, flokë të gjatë dhe plot energji. Por jo nuk është spanjolle, kjo është është Kosovare Mezini, apo më mirë të themi ‘syri magjik i futbollit shqiptar’.

Ka lindur në  Kaqanik të Kosovës ne vitin 1991, dhe jeton në një qytetzë të vogël të quajtur Eslöv, që ndodhet në regjionin e Skånes në Suedi. Mirëpo, edhe pse jeton në këtë vend të vogël, puna e saj është shumë e madhe. Ja vlen të shikohet vetëm blogu i saj personal (Albankollen.se) për ta kuptuar punën e madhe që po bën për shqiptarët që ndodhën kudo nëpër botë.

Është një blog i pasur me shumë informacione dhe ngjarje nga më të ndryshmet për sportin dhe sportistët shqiptarë, kudo që ata zhvillojnë aktivitetin e tyre. Ka informata për Emir Bajramin, Lorik Canën, Lutfi Kolgjinin(sporti i hipizmit), gjeneratën e artë të shqiptareve te Zvicrrës, supertaletit Adnan Jonuzaj e shumë e shumë të tjerë. Aq shumë informacione ka në këtë blog sa ndonjëherë njeriu edhe mund të habitet se si një vajzë e re ka kaq shumë energji dhe dëshirë për të absorbuar dhe prezantuar gjithë këto ngjarje sportive. Po ashtu, lehtësisht ky blog mund të krahasohet edhe me një redaksi  sportive.

Por si lindi dëshira e saj për ti përcjelle ngjarjet sportive, e më pastaj edhe për të hapur blogun e saj? Para disa viteve , në një ditë të zakonshme (23 qershor 2009), gjersa familja po shikonte një ndeshje sportive, hyn Kosovarja dhe i pyet ‘çfarë loje është kjo’? Ata i përgjigjen se është loj futbolli. Duke parë interesimin e tyre për lojën, edhe Kosovarja ulet dhe fillon ta shikoj këtë ndeshje. Në fillim i ishte dukur si diçka e zakonshme, por kur kishin filluar brohoritjet e spektatorëve si dhe në momentin kur ka dëgjuar të thirret emri ‘Emir Bajrami’ nga komentarori i lojës, sikur gjithëcka ka ndryshuar brenda saj. Aty ka filluar të ndjejë pasionin për lojën e futbollit, dhe sportin në përgjithësi.

fot2Fillimisht filloj të interesohej për Emir Bajramin, pasi ishte emri i parë i një sportisti shqiptar që kishte dëgjuar. Më vonë kishte mësuar se Emiri ishte me origjinë nga Kosova dhe është i angazhuar në ekipin kombëtar të Suedisë U21, e mëpastaj ai kishte përfaqësuar Suedinë në ‘Euro 2012’.

Para kësaj ngjarjeje, Kosovarja pak kishte ditë për futbollin. E gjitha që dinte ishte ‘topi i rrumbullakët’ dhe Zlatani i cili luan me këtë top. Mirëpo, tani gjithëcka ka ndryshuar. Përcjellja e ngjarjeve sportive i është bërë aktiviteti i saj kryesor. Përmes prezantimit të këtyre ngajrjeve sportive në blogun e saj, ajo synon të paraqes një pasqyrë reale dhe sa më pozitive të rinisë shqiptare në Suedi.

 

 

fot1Prezantimi i parë i saj në këtë blog, ka qenë liga suedeze, meqenëse asokohe kishte filluar të quhej ‘albsvenskan’ pasi që rreth 20 sportistë shqiptarë ishin të angazhuar dhe luanin për ekipet të ndryshme në këtë ligë elitare të Suedisë! Mirëpo, më vonë pasioni dhe dëshira e saj u rritën edhe më shumë, dhe ajo vazhdoj të përcjellë edhe aktivittet sportive nga ligat tjera të futbollit. Ka vazhduar me ligën gjermane, deshira per futbollin u rrite dita ditës duke filluar te lexoj per futboll nga te gjitha ligat !! Se pari une fillova te ndjek futollin gjerman ((tack vare Miroslav Klose, shqip, faleminderit M.K ) shprehet ajo duke qeshur duke e falënderuar idolin e saj Miroslav Klose. Për të vazhduar me me ligën e Zvicrës pasi që edhe atje kishte shumë shqiptarë të angazhuar sic janë: Shaqiri, Xhaka, Xhemajli, Mehmedi, Behrami e shumë e shumë të tjerë! Pas, kësaj Kosovarja ka vazhduar me ligën italiane, spanjolle, për të vazhduar edhe me përcjelljej e aktiviteteve sportive të Besart Berishës në Australi si dhe Hamdi Salihut në Kinë.

Por, ambiciet e kësaj vajze të re janë shumë më të mëdha se kaq. Në një të ardhmen ajo dëshiron të jetë në rolin e trajneres apo menaxheres së ndonjë klubi futbollistik. E pse të mos jetë. Është kaq e re dhe me plot energji pozitive. Urojmë shumë, që një ditë ta shohim në bankën e përfaqësues së Kosovës. E pse të mos jetë, kemi aq shumë nevojë për njerëz të rinjë dhe profesionist! Këtë e uron me shumë zemër edhe selektori i Kosovës, z. Albert Bunjaku i cili edhe na informoj për punën e palodhshme të kësaj vajze.

Të gjithë ju që jeni të interesuar të përcjelleni punën e madhe që po bën kjo vajzë përmes ‘syrit të saj magjik’, atë mund ta bëni në linkun në vazhim: www.albankollen.se ose në grupin e saj në facebook Albankollen.