UEFA ka konfirmuar se kërkesa e Kosovës për anëtarësim me të drejta të plota është miratuar dhe vendimi final do të merret në Kongresin e rregullt të UEFA-s. Gjatë mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s të mbajtur në Malta, është marrë vendimi që të shqyrtohet kërkesa e Kosovës për anëtarësim me të drejta të plota. “Paraqitja e kërkesës nga Federatës e Futbollit të Kosovës për anëtarësim në UEFA do të shqyrtohet në Kongresin e rregullt të UEFA dhe në vitin 2016 do të merret vendimi final rreth kësaj kërkese”, thuhet në njoftimin e UEFA-s. Kongresi i ardhshëm i UEFA-s do të mbahet më 23 mars 2016 në Budapest.