Kopjet e “Mein Kampf” të Hitlerit, 65 mijë dollarë
Një set me dy vëllime i traktatit të nazistëve, të nënshkruar nga Adolf Hitler, “Mein Kampf” (Beteja ime), është shitur në një ankand në Los Angeles për 64,850 dollarë.Librat, që datonin në vitet 1925 dhe 1926, u blenë nga një blerës amerikan i paidentifikuar, bëri të ditur organizatori i ankandit, Nate Sanders.Hitleri i shkroi këto vëllime në dy pëlhura lecke, nga një për secilin vëllim, për Josef Bauer, një anëtar i hershëm i partisë naziste dhe oficer i “Schutzstaffel”, ose shkurt SS, një skuadër mbrojtëse.
Lideri nazist, me këtë xhest, i bëri atij urimet për festën e Krishtlindjes.
Ofertat online nisën nga çmimi dysheme prej 20 mijë dollarësh dhe përfundoi gjatë natës së të enjtes. Për këto libra u bënë 11 oferta.
Të shkruara nga Hitleri, në kohën që ishte i burgosur për rolin e tij në përpjekjet për grusht-shteti në 1923, në “Mein Kampf” flitet kundër judaizmit dhe komunizmit.
Dy vëllimet u publikuan në 1925 dhe 1926, përpara se Hitleri të bëhej Kancelar i Gjermanisë.
“E di që është shumë i urryer”, tha Sander, i cili e identifikoi veten si një hebre, për një televizion lokal. “Por, u bë pjesë e këtij ankandi, sepse është një kujtim, relike, një pjesë e historisë”.