Konfiskohet kanabis në Mitrovicë
Shtatëmbëdhjetë bimë të llojit kanabis-sativa janë gjetur dhe konfiskuar të martën në Mitrovicë. Policia e Kosovës kishte ndërmarrë një aksion duke kontrolluar shtëpinë e një të dyshuari, me ç’rast ka gjetur dhe konfiskuar bimët narkotike.
“Me urdhër të gjyqtarit përkatës në Mitrovicë, njësiti policor ka bërë kontrollimin e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të dyshuarit mashkull Kosovar/Shqiptar. Gjatë kontrollimit në oborrin e shtëpisë janë gjetur dhe shkulur me rrënjë 17 bimë të llojit “kanabis””, thuhet në njoftimin e policisë. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit të rastit, i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes.