Komunikata 8 Shoqata Demokratike Shqiptare Çameria
Rezultati i arritur nuk duhet të na vetë kënaqë ajo sapo ka dhënë shenjat e para.Çështjet kombëtare shqiptare sapo kanë filluar të preken.Ato për veqë të mirës kanë dhe rrezikun e tyre.Ato tashmë duhet programuar mirë duhet tëbëhen objekt diskutimi të shqiptarëve kudo që janë.Ato tani duhet të zënë vendin e tyre në Çdo program politik apo lëvizje politike.Qëndrimi ndajë sajë sot është qëndrimi ndaj kombit.Ne nuk mundë të heshtim më ne po programojm dhe do të ofrojm orientime për zgjidhjen reale të tyre.Nëpër mjetë të gjitha formave dhe mënyrave të ndryshme.
Çështjet kombëtare për zgjidhje sot janë bërë pjes e një rrisku të madhë por jo të pazgjidhëshme.Ato kërkojn sot programe dhe strategji të veçanta për Çdo Çështje në mënyrën e vet.Sot ne përgëzojm politiken shqiptare që ka filluar të trajtojë seriozisht Çeshtjen kombëtare Çame.Falënderojmë Ministrin e Jashtëm Ilir Meta për sipërmarrjen e Çështjes Çame.Por sygjerojmë që ato të bëhen reale,duke e futur atë sot në programet e politikes së jashtme shqiptare.Ku ajo të jetë prezent në të gjitha takimet me ndërkombëtarët.Ne i bëjmë thirrje edhe një herë shtetit grek që edhe ai ta përfshijë në politikat e tyre.Kjo është në nderin e tyre,mos të lozin më me ndjenjat kombëtare shqiptare.Ata duhet ta dinë mirë se e drejta e Çamërisë është e pamohueshme dhe se ata një ditë do të venë në trojet e tyre me qfar do lloj monedhe.
Ky grupim ju njofton se jo vetëm nuk do të ndalet asë një herë për trajtimin e Çështjeve kombëtare.Por ajo po harton programe të veçanta dhe orientime reale për zgjidhjen përfundimtare të tyre.Ato nuk janë asnjëherë të pazgjidhëshme.Ato të pazgjidhshme i kanë bërë politikat antikombëtare.Ne ju themi se me zgjidhjen e Çështjeve kombëtare përfundimisht në trevat shqiptare do të kenë zgjidhje problemet sociale dhe ekonomike.Ne po hartojmë një programe të detajuar dhe të argumentuar mirë ku ajo do të ketë për objekt diskutimin e gjerë në të gjitha trevat shqiptare.Ku atje do të jepen mendime dhe sugjerime të ndryshme.Dhe mbas asaj ajo do të jetë një orientues për të gjitha partitë politike që ato një ditë Çështjen kombëtare ta quajnë të shenjtë e jo si rrezik për lëvizjen e karrigave të tyre.
Grupimi i ri politik
Balli Kombëtar i Kosovës dhe Shoqata Demokratike Shqiptare Çamëria
16.04.2010