Kim_Mehmeti“Për at që harrojnë shpejtë, ja një rikujtim telegrafik! Në vitin 1999, PDSH-ja i mbushi kutitë me votat shqiptare dhe mundësoi zgjedhjen e Boris Trajkovksit për President të shtetit. Në vitin 2004, BDI-ja ia dha votat shqiptare Branko Crvenkovskit dhe ai u zgjodh President! Pasi pranoi që censusi për zgjedhjen e presidentit të zvogëlohet nga 50 % plus një votë, në 40% plus një votë, në vitin 2009 BDI-ja, në orët e fundit të ditës zgjedhore, i angazhoi partiakët e vetë ta përkrahnin Gjorgje Ivnanovin dhe ai u zgjodh president i Maqedonisë! Çka fituan shqiptarët nga ky keqpërdorim i votës së tyre dhe deri kur do vazhdojë kjo sjellje përbuzëse e partive të këtushme shqiptare ndaj votuesve të vet ?!”