moter-vellaDita-ditës figura e liderit komunist të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, mbështillet me një mister që ngjall kureshtje deri atje sa të shpiken edhe teori konspiracioni me rrëzime nga pushteti.
Ka gati një muaj që diktatori 31-vjeçar nuk shfaqet në publik.

Thashethemet kanë marrë dhenë dhe flasin për një sëmundje të rëndë që mund të ketë lideri komunist. Disa të tjerë thonë se ka diabet ose probleme me këmbët.
Por a mund të jetë vallë një nga këto sëmundje arsyeja që e ka larguar liderin nga vëmendja popullore. Disa zyrtarë që janë larguar nga vendi shkojnë shumë larg dhe thonë se motra e vogël e Kimit, Kim Yo Jong, mund të marrë frenat e pushtetit.
Ata kanë thënë për “CNN”-in se Kim Jong Un-i është duke e humbur pushtetin dhe qenia e tij në krye të qeverisë është çështje kohe. Motra e tij Kim Yo Jong është një yll në rritje.
Në mediet e Koresë së Veriut e motra e tij është identifikuar si zëvendësdrejtorja e Partisë së Punës, një pozitë kjo shumë e fuqishme. Kjo ngre shumë pikëpyetje.
Ai ka munguar në takime të rëndësishme në jetën politike të vendit. Rreth dy javë më parë, ai mungoi edhe në Asamblenë Supreme të Popullit, çka shtoi më tepër zërat rreth tij.
Kim Yo Jong ka lindur në vitin 1987 ose 1988. Ajo ka ndjekur studimet e larta në Zvicër së bashku me të vëllanë Kim Jong Un. Gjatë kësaj kohe ata jetonin në Ambasadën e Koresë së Veriut dhe prezantoheshin me emra të rremë.
Kim Yo Jong  është më e reja nga shtatë vëllezërit dhe motrat, të cilat i ati i tyre Kim Jong Il, i ka pasur me katër gra. Shumë prej tyre janë gjysmë-vëllezër e motra, por Kim Jong Un dhe Kim Yo Jong kanë të njëjtën nënë.