Kim Jong-un “zbulon” ilaçin e kancerit, ebolës dhe HIV-it
Korea Veriore ka krijuar një drogën jo vetëm që shëron Aidsin, por gjithashtu zhdukë ebolën dhe kancerin, nëse është për tu besuar lajmi që ka bërë të ditur agjencia e lajmeve të këtij shteti.
Në njoftim thuhej se kura e mrekullueshme përbëhet nga një bimë që rritet në Azi dhe nga një përzierje e përbërësve tjerë bimorë – por ata nuk zbuluan kombinimin e saktë.
Shteti diktatorial, i cili është i njohur për lajme të pavërteta për arritjet e veta, ka thënë se ilaçi mund të jepet me injeksion dhe do të njihet me emrin Kumdang-2.
“Injeksioni është i përbërë nga disa ekstrakte të përbërësve shumë të komplikuar. Ky ilaç është krijuar për të ndaluar çdo epidemi”, thuhej në njoftimin e shtetit të diktatorit famëkeq Kim Jong-un.
Korea Veriore ka testuar këtë ilaç në Afrikë te pacientët e infektuar me HIV. Sipas tyre ky ilaç ka pasur efekt të menjëhershëm.