Këta janë shtatë personat më të frikshëm të globit (Foto)
Ekziston një dallim shumë i madh në mes vrasësve të zakonshëm dhe atyre serialë. Vrasësit serialë janë ata persona të cilët masakrojnë njerëz për kënaqësi personale.
Shtatë vrasësit serialë më të shumëpërfolur në botë:
1. Amardeep Sada-Është vështirë të besohet, por Amardeep Sada, është vrasësi më i ri serik në Indi. Ai ishte vetëm 8 vjeç kur vrau 3 familjarë të tij. Një vit më vonë vrasësi më i ri serik, mori edhe një jetë, atë të vajzës 1 vjeçe të komshiut. Vetëm pas vrasjes së tij të katërt u thirr policia.
2. Dennis Nilsen- Jo vetëm që i urrente, por Dennis Nilsen, edhe i mbyste meshkujt që kishin preferencë seksuale të së njëjtës gjini. Ai i ftoi në shtëpi një nga një dhe i vrau 15 meshkuj gej. Pasi ua morri jetën ai i dogji trupat e tyre, kurse pjesët e mbetura i hodhi në tualet. Nilsen është arrestuar në vitin 1983. Momentalisht ai ndodhet në burgun e sigurimit të lartë në Yorkshire të Anglisë, ku po e vuan burgimin e përjetshëm.
3.Charles Sobhraj- Fillimisht Charles Sobhraj , njihej si studiues i hulumtimeve të trurit,dhe specialist i gurëve të çmuar. Por e vërteta e hidhur doli në shesh kur u zbulua se brenda Charles Sobhraj fshihej një vrasës serik. Target i vrasjeve të tij ishin njerëzit që vinin nga perëndimi për ta vizituar Azinë. Ai fillimisht përdori medikamente për ti sëmurë viktimat e tij, dhe për ti vrarë më pas në mënyrë mizore. Charles Saobhraj e konsideronte vetën superhero, duke i parë krimet e tij si pastrim për tokën.
4. Jeffrey Dahmer- Përveç vrasës serik, Jeffrey Dahmer ishte edhe përdhunues, duke i vrarë dhe dhunuar seksualisht 17 meshkuj gjatë viteve 1987-1991. Pasi i vriste ai i gatuante dhe i hante disa nga pjesët e trupit të viktimave. Në vitin 1992 Jeffrey Dahmer u arrestua. Dy vite më vonë ai është vrarë në burg nga një tjetër i burgosur.
5.Fred West dhe Rose West- Çifti West dhunuan dhe mbytën mizorisht hiq më pak se 11 femra brenda shtëpisë së tyre. Fred West dhe bashkëshortja e tij Rose, u arrestuan në vitin 1994, pasi policia gjeti eshtra njerëzisht të fshehur në oborrin e tyre.
6. Harold Shipman-Me profesion ishte doktor, dhe cilësohej si shtylla e qendrës më të madhe shëndetësore në Manchester. Por kur një specialist vërejti që shkalla e vdekjeve kishte shënuar rritje tek pacientet e Shipman, u thirr Policia. Ai u shpall fajtor për vrasjen e 15 pacienteve të tij. Në vitin 2004 Shipman vari vetën në burgun Wakefield.
7. Gary Ridgweay- Ai është dënuar në vitin 2001 për 4 vrasje, por që më vonë Gary Ridgway bëri të ditur se kishte vrarë hiq më pak se 70 femra në Washington gjatë viteve të 80’ta. Trupat e pajetë të viktimave, i hidhte në ujë. Ai është shpallur fajtor për 49 vrasje dhe iu shqiptua dënimi me burgim të përjetshëm. /Express/






