Këmbana alarmi nga Europa për krizën në Shqipëri
“Deklarata e përbashkët e dy kryetarëve të grupeve të Parlamentit Europian është pasqyra më shqetësuese që i është vënë ndonjëherë përpara në këta 10 muaj Shqipërisë për krizën e për pasojat e mundshme të saj. I vetmi njeri që sot i kthen shpinën kësaj pasqyre është Sali Berisha.” Ka qenë ky reagimi i menjëhershëm i Kryetarit të PS, Edi Rama, pas publikimit të deklaratës nga Parlamenti Europian.
Lideri i opozitës nënvizoi se mospërmbushja e kriterit politik për të shkuar më tutje në rrugën e integrimit është këmbana më e fortë e alarmit që ka rënë gjermësot në Europë për krizën e sotme në Shqipëri. Edi Rama ka treguar edhe përgjegjësin e dështimit të iniciativës europiane për zgjidhjen e krizës në vend: “Unë mund të shoh drejt e në sy çdo shqiptar të interesuar për zgjidhjen e kësaj krize, socialist a demokrat pa dallim, e t’i them se zgjidhja përmes kompromisit ishte e mundshme, është e mundshme, mund dhe duhej të ishte pranuar për të mirën e Shqipërisë e të shqiptarëve, duke i hapur rrugë transparencës e integrimit. I vetmi njeri që nuk e pranoi zgjidhjen e mundshme dhe transparencën e domosdoshme ishte Sali Berisha. “Mes vizave dhe vizës mbi Shqipërinë, Sali Berisha preferon të dytën, vetëm e vetëm që të mos hapen kutitë e të mos dalë e vërteta”, tha Rama duke nënvizuar se beteja e opozitës për transparencë nuk do të reshtë dhe nuk ka përfunduar. “Ne nuk lëkundemi në përpjekjen tonë për të gjetur zgjidhjen e kompromisit që i hap rrugë transparencës, ne nuk ndalemi në rrugën e betejës sonë për transparencë dhe liri e ndershmëri të garantuar të zgjedhjeve.” …vijon në brendi 17/06/2010
|
Grupi socialist vlerësoi se ndryshimet e ndërmarra në Rregulloren e Kuvendit për të votuar në mënyrë të hapur dekretet e Presidentit të Republikës bien ndesh me praktikat më të mira parlamentare europiane të rregulloreve të funksionimit të parlamenteve. Deputetët socialistë e konsiderojnë këtë akt të mazhorancës një hap më shumë për thellimin e krizës politike drejt institucioneve kushtetuese, duke cënuar rëndë drejtpërsëdrejti pavarësinë e tyre …vijon në brendi 16/06/2010
|
Vetëm në 5 muaj arkës së shtetit i mungojnë mbi 12 miliardë lekë. Duke iu referuar treguesve negativë të periudhës janar – maj, deputeti socialist Ilir Beqja, nënvizoi se ndërsa biznesi i vogël po falimenton, korporatat investojnë më pak, Banka Botërore deklaron rritje të ryshfetit, vetëm Berisha flet për mrekulli ekonomike. Beqja po ashtu vlerësoi se Banka e Shqipërisë me blerjen e Hotel Dajtit humbi përfundimisht nocionin si një institucion i pavarur, u shndërrua në noterizuese të vendimeve të qeverisë …vijon në brendi 18/06/2010
|
Shqetësimin për huanë e re prej 300 milionë dollarësh që po përgatitet të marrë qeveria nga tregu vendas e ka ngritur nënkryetari i Grupit të deputetëve socialistë Eduard Shalsi. “Kjo hua e re që po planifikon Sali Berisha, jo vetëm që i shton një borxh të ri prej 100 eurosh çdo qytetari shqiptar, por do të ketë dhe pasoja të tjera jashtëzakonisht negative për ekonominë shqiptare”, vlerësoi Shalsi duke analizuar se qeveria dështoi në mënyrë spektakolare me shitjen e eurobonove në tregjet ndërkombëtare …vijon në brendi 15/06/2010
|
Treguesit realë flasin për një situatë ekonomike të ndryshme nga propaganda e kryeministrit, i cili pretendon se në 2005 ka gjetur një borxh publik sa 72% e PBB. Deputetja Ermelinda Meksi ka përgënjeshtruar kryeministrin, duke iu referuar të dhënave zyrtare të cilat tregojnë se borxhi në fakt ka qenë vetëm 57.4% e PBB. Meksi edhe njëherë ka ngritur shqetësimin e opozitës për rritjen galopante të borxhit publik në qeverisjen e Berishës …vijon në brendi 16/06/2010
|
Duke komentuar raportin e DASH për vitin 2010, i cili e vlerësonte Shqipërinë në listën e vendeve burimore për trafikim të qenieve njerëzore, nënkryetarja e grupit të deputetëve Vasilika Hysi, theksoi se qeveria duhet të lërë mënjanë retorikat lidhur me rezultatet e shkëlqyera të luftës kundër trafikimit dhe të marrë masa konkrete.“Edhe në rastin e trafikimit, korrupsioni në radhët e qeverisë shfaqet si një ndër pengesat kryesore në luftën kundër këtij fenomeni. Njeriu që e drejton Ministrinë e Brendshme ka meritën të jetë ministri i më i korruptuar i një kabineti qeveritar të zhytur në korrupsion”, është shprehur Hysi …vijon në brendi 16/06/2010
|
Nënkryetari i Grupit parlamentar, Saimir Tahiri në emër të deputetëve ka dorëzuar në Prokurorinë e Përgjithshme një kallëzimin penal ndaj kryeministrit Berisha, për kanosje për shkak të detyrës dhe për fyerje për shkak të detyrës ndaj deputetit Taulant Balla në seancat e vitit 2008. Tahiri u shpreh se në prokurori janë disa padi ndaj Berishës si një shkelës ripërsëritës i ligjeve. Ai uroi që kjo padi të mos ketë fatin e padive të tjera, të nisi ndjekja penale me shpejtësi dhe me efikasitet …vijon në brendi |
