KATEDRALE DURIMI
Dituri Dizdari
KATEDRALE DURIMI
Nuk mund ta dija kurrë që …do t’i thyeja…
nga pak çdo ditë…
…soletat e qëndresës… kat pas kati.
Të dhemb e shtrenjta ime
vrasja ka llahtarë
maskën qëllimin befasinë goditjen
që gjaku i dhunës ndërton llogjikëftohtë
të buzëqesh ty, bën seks me ty,luan
besimin të vjedh,dashurinë
gurin e rëndë i lidhin litarit të shpresës gajasen
kur shkallë pas shkalle ulet poshtë kryet e krenarisë
rëxohen sytë e butë e të bukur orëve të trishtimit
prej dhunës, fyerjes, poshtërimit,
prej pafuqisë së guximit vrarë tek ti,
arsyes që nuk mund të shfaqet kur ballon krimi…
dhimbjes se askush dhe asgjë nuk të mbrron ty
të drejtën tënde ëndrrën jetën
dërmon,shkallmon e ti nuk mundesh…
dhe loti i dhimbjes frymën e shpirtit meku
udhë ku ndjenja dhe arsyeja u shkelën barbarisht
Oh nuk mund t’a besoja që do të rrënoja
atë shenjtësi durimi
që qenkësh ndërtuar fshehtas tek unë
dhe nuk e dija jo që nga dritaret aty
zëra pa faj fëmijësh klithnin nga gëzimi
DITE VJESHTE
Një re qiellit – malli im.
Gjithë dhimbja e patretur e një jete
peshën e kujtesës mban
Gjithë pesha e saj në një re vjeshte.
Me të në qiell unë luaj.
Si fëmijë
…gishtat e dëshirës ledhatojnë, prekin
…fytyrën,sytë,buzët…
…e vështroj dhe më vështron…
… çapis drejt saj…
… afrohet drejt meje…
Udha e gjatë e dashurisë time.
…në një re vjeshte.
LOJE
Një portret mantel mbrëmjeje …
…pranë një zjarri në vatër.
Nën hi thellë fshehur, një thëngjill.
Zjarri i jetës e ka përzhitur të tërin.
Një portret mantel mbrëmjeje …
…pranë një zjarri në vatër.
Me gacën luan.
Ti a e di…
AUTOPORTRET
Mundësi, alternativë, zgjidhje dëshirash jam, dashurish
nerv që s’është veçse një udhë që duhet përshkuar
shpresa – diell mes gjethesh të jetës.
Burim i pashtershëm kujdesjesh dashurish
mbështeteni aty lehtësisht.
Oh, unë vrapoj, vrapoj,nuk mund të ec ndryshe
Oh, ç’vrap ditësh,vitesh fluturimi që s’të rritin më
një hap para të tjerëve për të qenë i fundit
megjithse e di, oh e di, pas vjen pashmangshëm rëzimi …
por dua, pse mundem, pse besoj
që kjo është gruaja,mëma.
Dhe gjithë kjo lumturi, gëzim, shpresë
Që s’më le të vdes
…gjallë më mban
dhe rrëmbimi i rjedhës të ndal për fuqinë,
mendimin,
aromëkthjellët kthehesh në ndërgjegje
…kërkimi gërmimi ngujimi aty për të përligjur.
Oh, egoizëm i fshehur thellë brenda njeriut
qënke dhe tek unë , patericë e panevojshme udhe,
krijesë në përpëlitje – që ngre krye,
sfilitur nga dashuritë,zgjidhjet, siguritë që jep
…pa ndalur askurrë
…uri luaneshe për të vegjlit e saj…
…që nuk ka të drejtë të shijojë më, një ëndër
një mundësi të mundëshme në kufirin e fundit
një tjetër jetë shenjtësisht të bukur
pa ju prekur ju të shtrenjtit e mi,pa ju vrarë.
Ferrparajsa
Pa pike pezmi vdes qysh neser
po fundja fatit pse t’ia prish
Pushtoma shpirtin, vere e vjeter,
me lidh me pranga perendish.
Shkelqen parajsa permatane,
s’ka ferr e terr e tmerr pa fre,
se nga te gjithe qe shkuan e vane
asnje s’u kthye prape mbi dhe
Por cfare merzie e perzishme
rrafshire e botes n’ameshim!
Pa pabesi te befasishme,
pa nje perplasje, nje tundim
M’u ndiz ne deje zjarr i pare,
me prush e afsh me perkedhel.
Nje mije demone ta heqin zvarre,
i zmbraps ky dufi yt rrebel!
Me yjet flet kur pret vetem
ne ferrparajsa gjithesish.
Plugoma shpirtin, vere e vjeter,
te thyej pranga perendish.