Ka dashuri te vogla
Dashuri te pare, dashuri nr. 1,
Dashuiza,
Qe zukatin ne kujtese posi miza,
Qe bejne kakao,
Qe lajne kanotjera;
Ka dhe dashuri te medha; te lira si era,
Mbetur tutje-tehu neper bote anembane
Qe s’na dijne ku jemi,
Qe s’i dijme ku jane.

Dashuri e vogel kerkon te kthej fotografite;
Dashurive te medha u merr erë floket ndane binareve,
Ngulçimet e tyre u ngjajne sirenave,
Sirenave te hapsirta te ndarjeve.

I. Kadare