Itali, arrestohen për drogë 9 persona, disa shqiptarë

Nëntë persona kanë rënë në pranga në Itali, kryesisht shqiptarë.Policia e qytetit Modena në Itali ka arrestuar anëtarët e një organizate kriminale qe merrej me shpërndarjen e heroinës në qytete të ndryshme, kryesisht ne veri të Italisë.

Sipas policisë, droga vinte nga Shqipëria. Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe 7 kg drogë.

Policia ka zbuluar se droga fshihej në dyshemetë dy shtresash të automjeteve dhe kamionëve që mbërrinin nga Shqipëria nëpërmjet trageteve.

Qendra e organizatës kriminale të shpërndarjes së drogës gjendej në barin me emrin Cavezzo, pranë Modenës.

Gjatë aktivitetit të trafikimit të drogës, të arrestuarit ndryshonin shpesh numrat e telefonave për të devijuar hetimet e policisë.