~REAGIM~

Vera DUSHI-Në Intervistën dhënë gazetës serbe Jutarnji List, presidenti I Kosovës Fatmir Sejdiu është shprehur: ”Jemi të gatshëm t’i lëmë mënjanë ato gjërat e tmershme që kanë ndodhur, të gjitha ato krime që na janë bërë dhe të bisedojmë hapur dhe në formë të barabartë. Të gjithë ne duhet që me sjelljen tonë t’i kontribuojmë qetësimit të tensioneve në rajon, sepse të gjithë për synim kemi paqen, bashkëpunimin me të gjithë përreth, zhvillimin dhe anëtarësimin në NATO dhe BE”.

Kështu Sejdiu fyen rëndë popullin shqiptar me “dorën lypëse” të shtrirë Beogradit për bisedime kinse të “barabarta”.

Në qoftë se Sejdiu është I gatshëm të harrojë krimet e Serbisë ndaj popullit të Kosovës, në kohën kur Serbia ende nuk I ka kërkuar falje për këto krime dhe provokon rëndë popullin shqiptar me retorikë serbomadhe, le të shkojë në Beograd, por të mos kthehet më kurrë në Kosovën e vuajtur dhe të gjakosur nga barbarët çetnikë serbë, sepse do ta mallkojnë edhe të vdekurit e varrëve të pagjetura!

Këtij pakurrizori i dhimbset më shumë se midis Kosovës dhe Serbisë nuk po implementohet si “duhet” ideologjinë e bashkim-vëllazërimit, ndaj fton për bisedime krerët e Beogradit…

Se sa “të barabarta” mund të jenë bisedimet e mundshme midis Kosovës dhe Serbisë mund të analizohet nga e kaluara jo shumë të largët: kur “Grupi i (H)unitetit” bënte negociata me Beogradin dhe në këto negociata gjithmonë u lejua udhëhequr vetëm nga vullneti i Serbisë.

Edhe tani, fryma e “bashkëpunimit” do të diktonte që në bisedimet e mundshme me Beogradin, Sejdiu me kompani të bëjë lëshime dhe “kompromise” që shkojnë deri në tradhti.

Është absurd që të fallen falas gjithë krimet që Serbia I ka bërë popullit shqiptar gjatë 95 vjeteve të pushtimit dhe kolonizimit, ashtu siç është edhe të harrohet se akoma ka troje dhe popull shqiptar nën zgjedhe serbe – Kosova lindore.

Por ish stafetisti i Titos – Sejdiu – e ka më lehtë të shlyejë  me leckat e harresës të drejtat e shqiptarëve në trojet e veta dhe borxhet e Serbisë ndaj shqiptarëve.

 Atij i vjen më mire të ketë dialog me serbët dhe Serbinë se sa me shqiptarët dhe Shqipërinë!

Ai kurrë nuk ka menduar për dialogun dhe bashkëpunimin ndërshqiptar, përkundrazi ka vepruar dhe vepron për largimin e distancimin e Kosovës nga Serbia.

Prej sjelljes dhe mendesinë e tij negative del se si duhet të veprojë popullin shqiptar dhe lëvizjen e tij kombëtare:

–       Serbisë të mos i falet asgjë prej gjenocidit të realizuar ndaj shqiptarëve!
 

–       Duhet që sa më shpejt të përforcohen lidhjet e shqiptarëve nga të dyja anët e kufirit artificial shqiptaro-shqiptar, për të përgatitur kështu realizimin e “Unionit Shqipëri – Kosovë” dhe më pas të shtetit kombëtar të vetëm shqiptar!

 

Gjakovë (Shqipëri Etnike), 28 shkurt 2009