IRI: Qytetarët të shqetësuar për lirinë e shprehjes
Sipas anketës së IRI-t, 49% nga të anketuarit thonë se liria e shprehjes nuk ekziston në Maqedoni dhe paraqesin shqetësim për aplikimin e saj. Sipas anketës, qytetarët shohin rënie në lirinë e të shprehurit.
Për herë të parë, prej kur IRI bënë pyetje për të drejtat e qytetarëve , qytetarët tregojnë shqetësim për praktikimin e lirisë së shprehjes. 49% nga të anketuarit janë shprehur se liria e të shprehurit nuk ekziston në Maqedoni, në krahasim me pjesën tjetër prej 42%, të cilët e mendojnë të kundërtën.