Irena Krasniqi – Muzika është ilaqi im
Është 20 vjeçare dhe ka lindur dhe po jeton në Danimarkë. Irena Krasniqi ka prejardhje nga Lipjani dhe vazhdon të jetë shumë e lidhur me vendlindjen.Ka kohë që merret me muzikë dhe kjo është ëndrra e saj më e madhe.Së fundi ka marrë pjesë në Havnefestival, festival ky tradicional në qytetin Odese ku Irena jeton. Para rreth 10 mijë shikuesve Irena ka performuar dhe është shpërblyer me shumë duartrokitje.
Por kjo nuk është hera e parë që ajo është mirëpritur nga publiku pasi nëpërmjet muzikës ka udhëtuar në shumë shtete evropiane madje ka kaluar edhe oqeanin duke kënduar në Boston, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Megjithatë Irena veçon 28 nëntorin e vitit 2010 kur këndoi para mbretëreshës së Danimarkës.
Së shpejti fillon pushimet në Kosovë, megjithëse nuk mendon të kalojë këtë vizitë pa punuar. Ajo po planifikon të realizoj një këngë në “Getnon Studio” dhe ka shumë dëshirë të këndoj në gjuhën shqipe dhe para publikut shqiptarë.
Të gjithë këtë Irena e bënë për një arsye, frymëzimin. Ajo vuan nga një sëmundje e rëndë e bushtit kurrizor dhe nëpërmjet punës dhe suksesit të saj dëshiron që të inkurajoj njerëzit që vuajnë nga e njëjta sëmundje që të jetojnë jetën dhe të vrapojnë pas ëndrrave të tyre.
“Në moshën 5 dite jam diagnostikuar me Rygmarvsbrok (Myelomeningocele) ose ne shqip Bruk ne boshtin kurrizor. Në 13 vjetët e para të jetës sime, kam pas operacione të ndryshme, nëpërmjet të cilëve, mjekët në Danimarkë janë munduar të më shërojnë që unë të kem sa më të lehtë jetën. Mirëpo kjo sëmundje nuk më ka ndaluar që të merrem me muzikë. Përmes këngëve të mia, dëshiroj që tu tregoj njerëzve që e kanë këtë sëmundje se ilaçi më i mirë në jetë është lumturia”, ka thënë Irena për “Kosovapress”, dhe tasht edhe per Panorama.
Karriera e saj muzikore ka filluar në vitin 2005 kur ajo mori çmimin e parë në një garë të talentëve në Odense, duke fituar realizimin e një kënge në studio profesionale. Ne e pyetem Krasniqjen” se qfar projekte është duke bëre. Dhe ajo tregoj se pasi qe ajo ka qen duke punuar me nje projek humanitare per kosoven sbashku me grup te rinjë ne danimark, ajo ska pasur shum koh qe te jet aktive ne muzik, mirpo tasht mbasi ka perfunduar projekti humanitar – ajo ja ka fillu muzikes dhe per vitin e ri pritet te jet edhe nje keng e re ne gjuhen Daneze.
Qe behet fjal per jeten e saj – është e gjith historia e sajë. – Irena foli edhe per realizim e klipit – dhe tregoj qe ajo ka vendosur ta bej nje klip per ket keng qe ka dmth te madhe per ta, mirpo pershkak te qmimeve ajo ende asht duke pritur qe sponzoret ti ndihmojn.