Imuniteti, Berisha ftese opozites: Ta votojme brenda shtatorit
Eva Gjura-Kryeministri Berisha ka shfrytezuar dje foltoren e mbledhjes se grupit parlamentar te PD-se per t’i bere serish thirrje opozites per te caktuar nje date konkrete per heqjen e imunitetit, me qellim per te percjelle nje lajm te mire tek partneret tane nderkombetare. Kryeministri ka deklaruar se heqja e imunitetit eshte nje nisme dhjetevjeçare e PD-se dhe kete nuk e ka bere per krijimin e kapitaleve politike. “Vendosmeria per heqjen e imunitetit nuk ka te beje aspak me perpjekjen tone per te krijuar kapital politik. Ky eshte nje akt qe ju intereson te gjithe shqiptareve dhe ne asnje rrethane ne nuk kemi kushtezuar heqjen e tij, me rrugen e heqjes se tijâ€, – eshte shprehur Berisha. Gjithashtu, ai ka sqaruar edhe njehere pse mazhoranca vendosi t’i drejtohej sovranit per heqjen e imunitetit. Sipas Berishes, kjo u be pasi me 6 gusht opozita nuk pranoi te votonte heqjen e imunitetit. “Tani dhe sidomos keto dite z. Rama dhe zoterinjte e tjere te kesaj partie politike, shprehen publikisht ne menyre te perseritur se ata do te votojne per heqjen e imunitetit pavaresisht nga qendrimet e mazhorances ndaj propozimeve te tjera per ndryshimet kushtetuese. Une e mirepres kete vendim te PS dhe ajo qe une do t’u ftoja ju, te fillojme, sepse kane kerkuar seanca degjimore. Per ato propozimet e tyre nuk kam asnje kundershtim, le te behen degjimet. Natyrisht, ne kemi shprehur qendrimin tone dhe qendrimet tona jane te qarta, por meqenese shtatori eshte nje afat kritik per vleresimin e arritjeve te Shqiperiseâ€, – ka theksuar kryeministri. Gjithashtu, ai ka sqaruar se mirepret te gjitha propozimet qe jane ne perputhje me rregullat daten e votimit ne parlament te heqjes se imunitetit, natyrisht dhe te ligjeve te propozuara nga PS, per te cilat PD ka shprehur qendrimet e saj. Berisha tha se PD ka kerkuar heqjen e imunitetit 10 vite me pare kur nuk diskutohej fare Marreveshje Stabilizim – Associmit. Por ka sqaruar Kryeministri, nese heqja e imunitetit nuk votohet tani, atehere kombet e tjera kane arsye te tremben nga ne. “Kane shume arsye te tremben nga ne, sepse ne te gjithe problematiken e zgjerimit te BE, pa diskutim qe lufta kunder korrupsionit eshte nje nga problemet me madhore. Korrupsion ka ne çdo vend, por jo kudo eshte i te njejtit nivel dhe ne qofte se ne Shqiperi nuk votohet per heqjen e imunitetit, ky eshte mesazhi me negativ qe ne mund te percjellim tek vendet e qyteteruaraâ€, – ka deklaruar Kryeministri. Duke mbyllur deklaraten e tij, Kryeministri ka ftuar edhe njehere opoziten qe te bashkohet per te votuar heqjen e imunitetit, i cili, nese votohet, atehere kjo eshte nje arritje e madhe pa asnje lloj konotacioni partizan apo partiak, por nje arritje e Shqiperise mes shoqerise shqiptare, e Kushtetutes se Shqiperise.
Zhvillimi ekonomik
Pjese e fjales se Kryeministrit ka qene edhe ekonomia. Kreu i qeverise eshte shprehur se ekonomia shqiptare eshte nje ekonomi suksesi. Gjate fjales se tij, Kryeministri argumentoi lidhur me rritjen ekonomike ne jo pak sektore te vendit, rritje keto pa ndikuar ne rritjen e borxhit publik. “Ne investojme, por i jemi permbajtur nje rregulli me vendosmerine me te madhe. Nuk kemi marre nga 2005 e deri me sot qofte dhe nje qindarke te vetme perveç investimeve ne infrastrukture. Ne po investojme ne nevojat baze te vendit. E verteta eshte se megjithese keto investime kane qene nder me te lartat, qeveria ka pasur nen kontroll borxhin, duke mundesuar qe ai te qendroje ne zonen jeshileâ€, – deklaroi Berisha.