Ibrahim Xhemajli :Reagim
Reagim ndaj letres “ Si u festua 25 vjetori i themelimit të radios “Zëri i Kosovës “ në Kopenhagë që për autor mban emrin e Xhemil Zeqirit ( vetëm mban emrin se Ai nuk din të shkruaj ) botuar më 8 dhjetor 2014 në www.pashtriku.org
Nuk është hera e parë që Xhemil zeqiri porositë shkrime kunder meje dhe personalitetit tim.Porositë letra e shkrime se ai nuk është në gjendje të shkruaj.
Herën e kaluar e kishte porositë Fadil Shytin kurse kësaj here nuk e di se cili shyt ia ka shkruar.
Sidoqoftë unë po reagoj kundër përmbajtjes së shkrimit icili është përplotë shpifje e gënjeshtra që ka për qëllim njollosjen e manifestimit më të mirë që ndonjëherë është organizuar në Danimarkë dhe njollosjen e personalitetit tim.
-Së pari manifestimi kushtuar 28 nëbtorit dhe 25 vjetorit të rhemelimit të radios “Zëri i Kosovës nuk është organizuar vetëm nga unë Ibrahim Xhemajli por është rezultat i punës së Këshillit organizativ të stafit të rtv “zëri i Kosovës” në bashkëpunim me ministrinë e Diasporës , përkatësisht ministrit Makolli , organizim ky që ka filluar që nga gushti i këtij viti.
-Së dyti ,duke tentuar që 25 vjetori i radios të mos mbetet në hijen e përvjetorëve tjerë kombëtar dhe duke mos e ngarkuar programin e manifestimit nuk e kemi shënuar edhe përvjetorin e clrimit.
-Së treti , asnjëherë nuk kam qenë anëtar i ndonjë organizate marksiste leniniste, jo që nuk kam dashur por se kam pasur fatin e as mundësinë.
-Së katërti , asnjëherë nuk kam qenë anëtar e as në kryesi të subjektit “Atdheu në rrezik” ( një subjekt i tillë nuk ka ekzistuar në Danimarkë por mund të jetë pjellë e fantazisë së sëmurë të Xhemil Zeqirit dhe as që jam anëtar i PDK -dega e së cilës ka qenë e formuar edhe në Danimarkë por ka më teoër se 10 vite nga shuarja e saj.
Pastaj në letër thuhet se nuk janë ftuar themeluesit e radios , gjë që nuk është e vërtetë . Ftesa i është dërguar edhe Jørgen Petersen , që në bisedat për themelimin e radios ka marrë pjesë si veprimtar i Komitetit Danez për Kosovën ( ai në at kohë ka pasur edhe funksione tjera) i cili në pamundësi për të marrë pjesë falenderohet për ftesën.
Xhemil Zeqiri pretendon se është themelues i RZK në Kopenhagë.Si mund të jetë themelues i radios kur nuk figuron emri i tij askund.As si punëtor i radios.As si formulues i së paku një lajmi.
Cili paska qenë funksioni i tij në radio që askush nga bashkëpunëtorët nuk e di.!?
Edhe kjo mund të jetë pjellë e fantazisë së tij të sëmurë .
Në 3 mbledhjet e visedave për themelimin e radios kanë marrë pjesë këta persona : Jørgen Petersen , Lotte R. Madsen , Xhemajl Duraku , Hajdin Abazi , Abdylhalim Kasami dhe Ibrahim e Emine Xhemajli.
Ne ju jemi mirënjohës të gjithë mysafirëve që na nderuan me pjesëmarrjen e tyre , e edhe publicistit danez Henrik Kaufoltz ( që letërshkruesi ia gabin emrin duke e quajtur Erik se si duket nuk i ka funksionuar lidhja me Xhemilin.
Henrikut , personalisht, ia kam gjetur vendin për t’u ulur sëbashku me kolegët e tij gazetarë nga Kosova dhe jam kujdesur që në tavolinën e tyre të ketë kafe , caj e lëngje .Madje si të gjithë mysafirëve tjerë edhe Henrikut i kemi afruar darkë.Jo vetëm në tavolinën e Henrikut por në asnjë tavolinë nuk ka pasur shishe plastike , sic shpif letërshkruesi.
Pra sic shihet faktet janë kokëforta , përkundër dëshirës së sëmurë të Xhemil Zeqirit për të pasur vendin e nderit .
Nderi i takon secilit për aq sa e meriton. Nuk fitohet vendi i nderit me llomotitje, shpifje e gënjeshtra.
Ibrahim Xhemajli
Kopenhagë ,
12 dhjetor 2014