Ibrahim Edgriu-OPINIONE RRETH BOTIMIT TE LIBRIT: "MESIMI FILLESTAR SHQIP-SUEDISHT:
PERSHENDETJE I NDERUAR ADNAN, PERMES OPINIONEVE RRETH BOTIMIT TE LIBRIT: “MESIMI FILLESTAR SHQIP-SUEDISHT:
From: embassy.sweden@ks-gov.net
To: imi.egriu@hotmail.com
I nderuari z. Egriu,
Ju falenderohem shume per mesazhin dhe pergezimet e juaja. Me lejoni te ju peruroj per punen e juaj te cmueshme qe e keni bere per bashkatdhetaret tane ne Suedi.
Duke ju mirepritur me gezim me 17 shkurt, ju pershendes perzemersisht.
Me nderime,
Lulzim Peci, Ambasador
Ambasada e Republikes se Kosoves
Stockholm, Suedi
I dashur Imi!
Më ke shkruar edhe për jehonën që ka bërë doracaku lidhur me mësimin e gjuhës, atje në Suedinë e ftohtë. Dhe, edhe unë jam i sigurt, si gjithë të tjerët, se ke bërë punë të mirë, se ke bërë punë të mrekullueshme dhe se kjo punë ytja nuk do të zbehet kurrën e kurrës, sepse atë punë e ke bërë me zemër e me shpirt, sepse atë punë e ke bërë me mund e me shpenzime. Për këtë jam shumë i sigurt dhe ndihem shumë krenar që atje, atje shumë larg, në vendet Skandinave, është një personalitet i dalluar joni, që pos punës së përdistshme, lë edhe punë të shkruar, punë e cila i sfidon vitet dhe shekujt, punë e cila duke i sfiduar vitet e shekujt i shërben dhe është në funsion të kombit.
E, po, të lumtë Ty, i lumtë familjes sate që të krijon kushte dhe mundësi pë një punë të tillë, e cila i shërben gjeneratave që ta ruajnë veten nga të tjerët, por edhe nga vetvetja.
Ty dhe gjithë familjes shumë të fala!
Latif Nallbani
I shumëdashur dhe i paharruar im vëlla Ibrahim,
Flm shumë për këtë email, përbajtja e të cilit më gëzoj sumë, kur mësova se kishe nxjerrë në dritë këtë libër dhe gramatikën në gjuhën shqipe dhe suedishte. Kishit bërë një punë shumë të madhe dhe të vyerë patriotike kombëtare dhe intelektuale shkencore.
Urime nga zemra!
Krahas sakrificës dhe kontributit të palodhshëm shumëvejçar për të mirën e Kombit dhe të Ardheut Shqiptar, edhe këto vepra, të botuara suedisht-shqip me rëndësi dhe me vlerë multikulturore dhe multinacionale, vërtetë, dëshmuan se jeni ambasador i vërtetë i kulturës kombëtare dhe shkencore shqiptare në Suedi.
Shëndet dhe suksese të pandalshme në punën Juaj të palodhshme dhe të shumëçmuar intelektuale kombëtare shqiptare dhe ndërkombëre në dobi të përparimit, të bashkëpunimit dhe të afrimit të kulturave dhe vlerave të dy popujve dhe të dy vendeve mike.
Vëllazërisht dhe shqiptarisht,
Juaji,
Prof.Dr. Mehdi hyseni
Lirim Jegeni
Duke të qëndruar gjithë mon pranë kam besuar se te ju problem i madh paraqet jo puna e intelktualve tjerë qe kan mundesi te japi kontributin e tyre ne veprimtarytë që ju perkasin,pra nga zemra ju pergezoj për ketë libër te botuar qe me te vërtetë paraqet ndimesë te madhe per personat e ardhur në Suedinë e ftoftë por te ngrohtë per intelktualet e vërtetë: urime,urime dhe mezi të presim që në maj bashkë me zonjën Mensure te vini ne Dibren e Madhe ku dhe gurët dhe njerzit janë përmalluar për ju .Jetë të gjate dhe pleqeri të mbarë krah z.Mensure që ju ndihmon dhe ju perkrah gjithëmone.
Ju dëshiron Lirim Jegeni me familje.
Naum
Zoti Ibrahim,
Urime per librin e ri praktik suedisht-shqip per t’u ardhur ne ndihme shqiptareve te sapoardhur ne Suedi.Fakti eshte se me suedishten shqipja ka patur kontakte te rralla, prandaj nisma juaj meriton te pergezohet.
A te shpresojme se ne te ardhmen do te kemi nje fjalor dy-gjuhesh Suedisht-Shqip?
Me kete rast nga mesazhi mesova hollesira nga jeta jote plot aktivitete artistike e kulturore.
Ju uroj shendet dhe suksese te metejshme ne aktivitetet tuaja te larmishme.
Me nderime
Naum Prifti -New York
Burhan Skikuli
Një mësues me përvojë të madhe nga kjo lëmi,mund ta kuptojë se çfarë vlere ka një libër,qoftë edhe doracak që do të shërbente për nevojat imediate me të cilat pëballet çdo mërgimtar në një vend të huaj…Të përgatisish një libër të këtillë,duhet të kesh durim,dashuri dhe patriotizëm për të ndihmuar njerzit me të cilët të lidh gjaku!E madhe është sakrifica për të bërë një punë të këtillë,por kur ajo buron nga zemra dhe ta imponon që pikërisht ti duhet ti ndihmosh ata të cilët kjo ndihmë do tju shërbente gradualisht të pavarrësohen në jetën e re mërgimtare,me të drejtë ndjehesh krenar ngaqë ke shtuar edhe një gur më tepër në kështjellën e madhe kombëtare,duke u shërbyer njerëzve të tu me dashuri dhe devotshmëri.Të lumtë Imi,të rrallë janë njerëzit si ty…Veprat e tua flasin dhe gjithëmonë do të flasin për ty!Je i pavdekshëm,si rilindasit tanë,vazhdo dhe të priftë e mbara.Me dashuri dhe respekt,kolegu yt Burhani.
Burhan Skikuli
Të përpilosh një tekst,libër apo doracak për nevojat imediate të mërgimtarëve që vijnë apo sapo kanë ardhur në një vend tjetër,konkretisht në Suedi,është një sakrificë,durim dhe vetëmohim i pashoq për tu dalë në ndihmë bashkëatdhetarëve të cilët përpiqen të fillojnë një jetë krejtësisht të re.Padyshim,përvoja që keni patur Ju i dashur Imi,profesioni që e ushtruat me dashuri dhe përkushtim,situata me të cilën fillimisht në Suedinë e ftohët,dikur u përballët edhe vetë,kanë qenë shtysi më i fortë që ju ka ngacmuar dhe detyruar tju delni në ndihmë bashkëathetarëve,për tu shërbyer me këte doracak dhe për tu përballur ngadalë,por sigurt me problemet që do ti sjell jeta më vonë,sidomos nga aspekti i ballafaqimit me gjuhën ose me komunikimin në përditshmërinë që e kalon në ate dhe të huaj!Të mëdha janë vlerat e këtij doracaku,e madhe është djersa që është derdhur për ta përpiluar ate dhe për tu dalur në ndihmë bashkëathetarëve,padyshim duke u udhëhequr nga një dashuri e madhe tju gjendesh pranë dhe gjithmonë ti ndihmosh shqiptarët hallemëdhenj.Të lumtë Imi,s ka dyshim që ai është një doracak tepër i vlefshëm,ndaj ndjehu krenar për punën që ke bërë,dhe mos e ndal aktivitetin tënd deri në grahmën e fundit….Për veprat e tyre patriotike,të pavdekshëm janë rilindasit tanë,i tillë do të mbetesh edhe ty i dashur Imi,prandaj mos u ndal dhe të priftë e mbara.Të përgëzoj dhe përshëndes me respekt dhe dashuri Burhan Skikuli.
Veprimtari i dalluar i Ceshtjes kometare prof.Ibrahim Egriu
Profesor i nderuar Ibrahim,
Vleresimet e Akademikut tone te nderuar Z.Rexhep Qosja per punen dhe aktivitetin tuaj prej Atedhetari jane aq te verteta, aq te plota,aq permbajtesore, sa po te heqish madje vetem edhe nje prese(,) te vetme do te ishte mangesi! Puna juaj shume dimensionale ne avancimin e ceshtjes sone kombetare eshte per ne brezat me te ri nje shembull i perkryer se si cdo individ duhet te punoje dhe veproj ne realizimin e ketyre synimeve, per te cilat shume breza sakrifikuan gjithecka qe kishin. Veprimtaria juaj dhe e shume te tjreve si ju, ma perkujton nje thenje te ish presidentit te madhe Amerikan, Jon F. Kenedy, i cili thote:”Askush nuk te pyet cka bere Atedheu per ty, por te pyet c’ke bere ti per Atedheun”,e ju prof. i nderuar Ibrahim keni bere shume, e cka eshte me madheshtore, edhe sot e tutje vazhdoni te beni dhe kontriboni ne realizimin e endrres shekullore te Popullit tone ” Per ta pare Shqiperine Zonje”, sic shkruanin Rilindasit tane te medhenje. Ju profesor i nderuar jeni njeri i popullit, jashte cdo partie, sepse “Partite shkojne e vine, kurse Populli mbetet”, do te thoshte Qosja i madhe, e ju Prof. Ibrahim doni ti takoni popullit per jete te jeteve! Veprimtaria juaj ma perkujton Hasan Prishtinen, cili thote: ” Mua ne idene time patriotike nuk ka me mujte me me shtrue ari i tane botes, por as menia e tane armiqve, ka me me shtrue vetem vdekja”.
Pershendetje Profesor i nderuar!
Me respekt:Lulzim Haxhiu, Buffalo, NY, USA
Formulärets överkant
Jehona Axhirexha
Imazhin e Kujdestarin tim, te shkolles tetevjecare, e kam parasysh qe ne bangat shkollore.Imazhi i nje njeriu te perkushtuar,te palodhur ne realizimin e detyres fisnike,arsimin e brezave te rinj.Dhe nje njeri i tille,qe kontribon ne drejtimin e filizave te kombit,padyshim qe do jete nje atdhetar i perkushtuar.Kur lexoj ose degjoj per veprimtarine e tij,cdo here kam nje ndjenje krenarie,qe edhe une kam qene nxenesja e tij!
Formulärets nederkant